• |
ide | kryesore

Monica Belluci dhe e bija në kopertinën e Vogue

-Instant, Paparazzi, Slider



Monica Bellucci ia ka trashëguar të gjithë bukurinë vajzës së saj, e cila është një kopje perfekte e së ëmës.

16-vjeçarja, Deva i është future botës së modelingut dhe pozon për marka të famshme si “Dolce Gabbana”. Së fundmi, ajo është shfaqur në kopertinën e “Vogue Italia” së bashku me të ëmën.

Me këto foto, ato padyshim që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve për ngjashëmërinë e madhe.

Madje ish-bashkëshorti i Monicës, njëherazi dhe babai i Devës e ka publikuar foton e tyre në rrjete sociale.

“Affaire de famille”, ka shkruar ai përkrah fotos, duke treguar dy femrat e rëndësishme të jetës së tij.

Deva është fëmija i parë nga martesa e Monicës dhe Vincentit. Çifti kanë edhe një djalë 11 vjec, Leonie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *