• |
ide | kryesore

Morën para për operacionin e të plagosurit nga masakra e Velipojës, lihen në burg 2 mjekët

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj. Për shtetasin Fatbardh Dyli, babai i shtetasit të plagosur Elmidin Dyli, gjykata dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duke e liruar atë, kjo me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës. Dy mjekët dhe infermierja janë të dyshuar për veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mjeku Ervin Sulaj i cili ka qenë i pranishëm në sallë ka mohuar se ka lidhje me marrje ryshfeti duke thënë se ai dhe kolegu i tij janë marrë vetëm me operacionin e të plagosurit Elmidin Dyli. Ndërkohë mjeku tjetër kirurg Serdi Memini nuk ka qenë i pranishëm në sallë për shkak se është i shtruar në spital në Tiranë dhe nuk është në gjendje shëndetësore të mirë ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij.



2 Comments

  1. Morali i shoqerise shqiptare nuk ka qene me i ulet ne historine e saj,….. sa ç’eshte nen pseudo demokaracine e hajduteve te ridhjerjes! U mblodhen te gjithe qelbesirat e Mut Nanos re na dhane rezultatin qe kemi sot!….

  2. E turpshme cfare po ndodh me shtetin e shoqerine tone! Ku po shkojme?! Si mund te burgosesh njerez, thjesht nga bisede telefonike te te treteve, duke mos pasur asnje prove tjeter?!
    Si mund te lesh masen arrest ne burg, per njerez qe shpetojne jete! Cfare krimi kane bere?! Nderkohe qe kriminelet i leme me te drejte paraqitje?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *