• |
ide | kryesore

Soreca takohet me Bashën: Në legjislaturën e re opozita do të luajë një rol vendimtar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, dhe ambasadorët e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, kanë zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Lajmin e bën të ditur vetë ambasadori Soreca, i cili thekson se kanë zhvilluar me Bashën një diskutim të gjatë, ku në fokus ka qenë situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, integrimi i Shqipërisë në BE, si dhe Reforma në Drejtësi.

“Diskutim i gjatë sot mes ambasadorit të BE në Tiranë dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar, ne shkëmbyem mendimet mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, median dhe Reformën në Drejtësi”, shkruan ambasadori Soreca.

 



7 Comments

  1. Ore basha na thuaj me pare do hysh apo jo ne parlament ? Na thuaj do ta njohesh masakren zgjedhore apo jo ?
    O basha do ta ndash ndonjehere shapin nga sheqeri ? Apo pjo tere jeten ?

  2. Me një fjalë ska problem që zgjedhjet u masakruan.Per ndërkombëtarët jo e jo por më duket që dhe Pd me Bashën gjithashtu ska problem.Kushedi kanë ndonjë plan tjetër të huajt.Ishalla mbase!!!

  3. Basha Sorekes : Do hyjme ne parlament .
    Basha elektoratit te tij dhe Shqiptareve : Nuk do ta njohim kete parlament te dale nga masakra e 25 prillit .

    Ke te besojme o z.Basha ? Mania per tu bere kryeminister me çdo kusht te ka erresuar syte por me shume arsyen .
    Je bere edhe per tu qeshur edhe per tu qare z.Basha . Me vjen keq per ty por me keq me vjenn per veten time dhe qindra mijera demokrat qe do te deluzionohen per dite e me shume me pavendosmerine dhe “pjo”-t e tua .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *