• |
ide | kryesore

Tuna dhe Patris i japin një shanc të dytë njëri-tjetrit

-Instant, Paparazzi, Slider



Vogëlushi i Tunës dhe Patris Berishës, Zeni, erdhi në jetë në një moment krize për çiftin. Vogëlushi lindi në muajin maj, pak kohë pasi dyshja kishin konfirmuar hapur ndarjen e tyre. Mirëpo po ashtu Zeni bashkë me vëllain më të madh, Tianin, i kanë bërë prapë bashkë prindërit. Prej ditësh Tuna ndodhet me pushime me vogëlushët e saj dhe i ka shijuar në maksimum këto ditë. Ajo ka ndarë foto të shumta me të vegjlit, teksa dje tregoi se Zeni kaloi ditën e parë në plazh.

Këngëtarja nuk ka treguar se kush po e shoqëron në këto pushime, por nga postimet në rrjete sociale vihet re qartë se ajo është “arratisur” së bashku me Patrisin për pak relaks.Këto ditë ata kanë postuar vazhdimisht foto dhe video nga vende të njëjta. Dhe si për t’i vënë vulën këtij fakti, Tuna ka publikuar sot një video në të cilën shfaqet edhe Patrisi. Ajo e mban gjatë kamerën drejtuar nga ai dhe dallohet qartë se atë po e shoqëron ai për pushime.

Siç duket ata të dy i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit, duke qenë se kanë dhe dy fëmijë që i bashkojnë. Duke pasur parasysh se sa e ndërlikuar ka qenë lidhja e tyre para disa muajsh, kuptohet që Tuna dhe Patrisi knë gjetur më në fund gjuhën e komunikimit për të sqaruar githçka mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *