• |
ide | kryesore

Nisin zyrtarisht fluturimet nga aeroporti i Kukësit/ Rama: Porta e dytë e qiellit të Shqipërisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme nisin zyrtarisht fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “ZAYED-Flatrat e Veriut”. Fluturimi i parë do të jetë nga Zyrihu për në Kukës, nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përshëndesë ndjekësit e tij në rrjetet sociale këtë mëngjes me pamje nga aeroporti i Kukësit.

“Mirëmëngjes dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë”, shkruan Rama.

Aeroporti Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e vrojtimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 avionë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen.



4 Comments

  1. C’ plasje ke more shpirt zi qe vetem vrer , ligesi, negativitet, cmire, zili , xhelozi , DJALLIN ke ne trup ?
    Shko more ne ferr se po te presin .

  2. Po Qelbesire.

    E bere me Ligj ne Kuvend.

    Kush hyn e del ne Kukes, do ti paguaje me dhune tarifen e kalimit, KASTRATIT

    BIZNES RENTJER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *