• |
ide | kryesore

Muzikë pas orës policore në lokalet e tyre në Durrës/ “Noizy” dhe “G-Bani nën hetim nga policia

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka proceduar penalisht dhe ndëshkuar me gjobë, administratorin e një subjekti dhe pronari e një subjekti tjetër. Sipas policisë, procedimi penal ka nisur ndaj reperve Noizy dhe G-Bani, emri i vërtet i të cilëve është Rigels Rajku dhe Indrit Deti, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Kjo pasi në lokalet e tyre në Durrës është konstatuar muzikë pas orarit të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.



1 Comment

  1. Noizi merr 50.000 euro per nje koncert dhe deklaron 1.000 euro.

    Ketu duhet te shohim Tatimet dhe jo te shtrydhin biznesin e vogel.

    Keta jane oligarket e muzikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *