• |
ide | kryesore

Immobile, më i kritikuari i Italisë nuk duron më: “Këpuca e Artë e Kampion Europe, tani t’i ngjiten k**it të gjithë”

-Instant, Sport



Ciro Immobile i gëzohet triumfit të tij në Euro 2020 dhe u dërgon një mesazh të gjithë atyre që e kanë kritikuar për performancën e tij me kombëtaren italiane: “Jeta ime, ëndrrat bëhen realitet kundër gjithçkaje dhe të gjithëve – shkroi ai në Instagram si përgjigje të një komenti nga gruaja e tij Jessica – Jemi Kampionë të Europës dhe Këpuca e Artë, tani t’i ngjiten k**it të gjithë”. Koncept që më pas sulmuesi i Lazios e ka përsëritur në historitë e Instagram: “Vazhdoni të flisni, ndërkohë unë vazhdoj të fitoj. Hani ndonjë limon!”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ciro Immobile (@ciroimmobile17)

Në postimin origjinal të sulmuesit të Italisë shfaqet e gjithë krenaria e atij që ia ka dalë: “Nga rrugët e një qyteti të vogël në provincën e Napolit deri në çatinë e Evropës. Kur duhet të ëndërrosh, bëje atë në mënyrë madhështore, ndonjëherë realizohet gjithçka që dëshironi me gjithë forcën tuaj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *