• |
ide | kryesore

Italia, merr propozimin nga Argjentina: “Të luajmë bashkë Superkupën Maradona”

-Instant, Sport



Nga Maracana e nga Wembley… te Diego Armando Maradona. Nga Argjentina vjen një propozim provokues, nisur nga gazeta Olè, që gjithashtu mund të mirëpritet nga dy federatat e futbollit të vendeve respektive: një ndeshje miqësore mes fituesve të Copa America, Argjentinës dhe atyre të Euro 2020, Italisë, për nder të del Pibe de Oro, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor 2020, “Superkupa Maradona”.

Kalendari i ngjeshur i ekipeve kombëtare nuk ndihmon aspak për të gjetur një datë të dobishme për sfidën e madhe, por ideja është nisur dhe fakti që në nëntor 2022 nuk do të ketë Kupë Konfederatash, sepse Kupa e Botës do të luhet në Katar, e bën pak më të mundshme. Por ku do të luhej kjo super ndeshje mes ekipit kombëtar të Mancinit, që u kthye në majën e Evropës pas 53 vitesh, dhe atij të Scalonit që fitoi Kupën e Amerikës pas 28 vitesh? Ekzistojnë dy impiante kandidate: Diego Armando Maradona i La Paternal dhe Diego Armando Maradona i Napolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *