• |
ide | kryesore

Ndihmonte trafikantët, Apeli nuk ia ndryshon masën e sigurisë prokurorit të Sarandës

Arkiva, Lajme



Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë arrest me burg për prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe 5 persona të tjerë. Prokurori Hasa u prangos pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike.

Bashkë me të janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë – Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit – Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy “sekserë” Julian Zera, Emiljano Mirani.

Ndaj Hasës rëndon akuza korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Policia e Shtetit ekzekutoi më 19 qershor 2021 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata duke ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.

I gjithë hetimi nisi në vitin 2020, pas përgjimeve të dala nga një tjetër dosje që ishte në hetim në atë kohë ndaj një grupi dyshuar për trafik droge dhe korrupsion tek zyrtarët e drejtësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *