• |
ide | kryesore

Gazetarja e vaksinuar me 2 doza infektohet me “Delta”: Është i tmerrshëm

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks

Gazetarja Catt Sadler e lajmeve rozë të prestigjozes “E!News” është infektuar me variantin “Delta” edhe pse ishte vaksinuar me të dyja dozat. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo në rrjetet sociale ku ka rrëfyer eksperiencën e saj.


Ajo tregon se u infektua, pasi u përkujdes për një personi të pavaksinuar, për të cilin mendonte se ka vetëm grip të thjeshtë dhe asgjë për tu shqetësuar.


“Është e rëndësishme, lexojeni! Jam plotësisht e vaksinuar dhe kam Covid. Po jua them këtë në mënyrë që të kuptoni, se pandemia NUK ka mbaruar. Delta është i pamëshirshëm dhe shumë herë më ngjitës, ndaj dhe mua më infektoi edhe pse isha e vaksinuar.

Isha duke u kujdesur për dikë që u sëmur me Covid (megjithëse në atë kohë mendonim se ishte thjesht grip) kështu që unë rashë në kontakt të ngushtë me virusin, edhe pse kisha vendosur maskë, edhe pse jam e vaksinuar plotësisht, unë u infektova. Supozova se do të isha mirë. Por ja që nuk jam.

Në qoftë se nuk je i vaksinuar dhe nuk vendos një maskë, të garantoj që nuk do doje të ndiheshe njësoj siç po ndihem tani. Por, edhe nëse je i vaksinuar, mos e lër me kaq kujdesin.

Sugjeroj me ngulm ta vendosësh maskën në vende të mbyllura e me shumë njerëz. Mesa duket kjo pandemi nuk ka kaluar akoma. Vaksinat zvogëlojnë gjasat e shtrimit në spital dhe vdekjen, por kjo nuk do të thotë se jeni të pathyeshëm dhe se nuk mund të infektoheni. Kështu që vazhdoni të mbroni veten.” – shkroi ajo në Instagram. ©LAPSI.al

6 Comments

    1. Jo, ideja eshte qe vaksina duhet bere qe mos vdesesh, maska qe mos infektosh te tjeret dhe karantina qe mos semuresh vete. Dmth, duhen te treja. Kush shikon paradoks eshte armik i popullit

  1. Kto i kane norme ditore “historite” me covid ….. tema e ndryshme sipas genjeshtres se rradhes…ska nevoje per maska, maska me detyrim, mbyllje sa te ulet kurba, mbyllje sa te dali vax, vax te mbron, vax ste mbron po te shpeton jeten. …variante variante variante…

  2. Sa me shume te vazhdoje te perhapet aq me teper variante do dalin. Keta idiote e frikacake, qe nuk duan te veksinohen vene ne rrezik gjithe te tjeret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu