• |
ide | kryesore

Video/ Gafa të Hoxhës, por Partizani fiton me pëmbysje në Moldavi: Junior mësohet keq me dygolëshat ndaj Sfintul

-Instant, F1, Sport, Video



Partizani shkon në raundin e dytë të Conference League, me një fitore të dytë edhe në kthim përballë Sfintul Gheorghe. Një fitore me përmbysje e të kuqve të Ilir Dajës, që imponohen 2-3 në Moldavi, duke kapërcyer edhe gafën e Alban Hoxhës që i dha provizoren 2-1 Sfintul. Në fund një total 4-8 në favor të të kuqve, që tani duhet të masin forcat me zviceranët e Basel.

Dygolëshi i Jonior vendos përsëri në favor të skuadrës kryeqytetase (e dyta radhazi për brazilianin në dy ndeshjet europiane). Një sukses i merituar i Partizanit, dominues në të dy përballjet dhe tashmë i ngarkuar pozitivisht me një injektim besimi përpara sfidës, pas 1 jave, kundër zviceranëve të frikshëm.

Nuk ishte ndeshja e Alban Hoxhës, që e nisi keq në minutën e 4 duke shkaktuar penalltinë, që Volkov e shëndërroi në gol dhe më pas, në minutën e 22 bëri një tjetër gafë duke i dhuruar Slodovniçov golin e dytë. Në mes është barazimi provizor i Carës në minutën e 15, përpara se Junior të përmbysë rezultatin me dygolëshin e realizuar mes minutës së 42 dhe 55. Fale kualifikimit në turnin e dytë, të kuqtë do të arkëtojnë 350 mijë euro të tjera nga UEFA, duke e çuar totalin në 600 mijë euro inkasime nga UEFA.

SFINTUL GHEORGHE 2-3 PARTIZANI (4-8)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *