• |
ide | kryesore

Edhe në BE do na fusë Erdogani

-Instant, 1, Ide

Vetëm dy ditë pasi kryeministri Rama bënte humor në Greqi, duke thënë se vendi ynë do të pranohej në Europë, atëherë kur kryesimin e BE ta merrte Turqia, ambasadori turk në Tiranë fliste nga parku i liqenit, për një ndërgjegjësim të autoriteteve shqiptare për rezikshmërinë e gylenisëve.


Këto dy episode, të shtrira në distancë të vogël kohore dhe gjeografike dëshmojnë në thelb dy qasje të ndryshme për të njëjtin problem.


Gjithnjë e më tepër, Turqia e Erdoganit po e trajton Shqipërinë si një nga vilajetet e perandorisë, ku zbatimi i vullnetit të portës së lartë është i padiskutueshëm. Këtë bëri edhe kryediplomati Yörük, para memorialit të çuditshëm të viktimave të puçit të 15 korrikut, që shteti shqiptar ka ngritur bujarisht buzë liqenit artificial. Konform me politikën zyrtare, ai ia mveshi edhe njëherë puçin e verës së pesë viteve më parë idhtarëve të klerikut Gylen, shprehu keqardhjen për faktin se organizata që Ankaraja e etiketon si FETO vijion të jetë prezente këtu tek ne, por nënvizoi edhe ‘lajmin pozitiv’ se institucionet shqipëtare tashmë janë ndërgjegjësuar për të.

Lexo me tej:

Ambasadori turk: Shqipëria është ndërgjegjësuar për rrezikun e gylenistëve

Pikërisht për të maskuar këtë ndërgjegjësim të imponuar nga neo-otomanët, Edi Rama sa herë gjendet në perëndim, zgjedh mënyrën që ka përvetësuar më mirë, atë të batutave dhe lojrave të flalëve, për të skicuar marëdhënien e vet okulte me Erdoganin.

Problemi thelbësor është ky: asnjë nga demokracitë perendimore nuk e ka pranuar si të faktuar me prova rolin organizator të gylenistëve në grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016. Ata i kanë dhënë mbrojtje, strehim politik apo kanë rrefuzuar ti dorëzojnë në Turqi ata që regjimi islamo- konservator i ka etiketuar si puçistë. Të gjithë shkrimtarët, profesorët, intelektualët, aktivistët që kanë mundur të arratisen për ti shpëtuar qelive të një vendi ku ka vdekur shteti i së drejtës, nuk konsiderohen si terroristë nga aleatët perendimorë të Shqipërisë.

Dhë këtu qëndron kontradikta që Edi Rama kërkon ta fshehë. Sepse brenda vendit, nën thundrën e Erdoganit, ai ka zgjedhur një qëndrim të ndryshëm nga anëtarët e tjerë të BE apo NATO-s. 

Që në pranverën e 2018, gjatë një interviste televizive, ai i cilësoi gylenistët si një organizatë të rrezikshme që kërkoi të rrëzonte me dhunë dhe me armë një pushtet të zgjedhur me votë. Dhë këtë bindje, dalë ngadalë e ka shndërruar në politikë zyrtare të qeverisë së vet. 

Intervista/ Rama merr krahun e Erdoganit kundër Gylenistëve

Shumë shkolla që i përkisnin lëvizjes gyleniste janë detyruar të ndryshojnë pronar. Nxënësit dhe punonjësit e kolegjit Mehmet Akif  janë dëshmitarë të disa raprezaljeve nga policia, nga autoritetet financiare, madje edhe të persionit okult nga organet e drejtësisë për ti mbyllur shkollat e tyre.

Jo të paktë janë rastet e biznesmenëve të përjashtuar nga garat publike apo që u janë anulluar tenderat e fituar, sepse nga Ankaraja ka ardhur për ta karakteristika e keqe e të qenit idhtarë të Fehtulla Gylenit. 

Edhe më flagrant në këtë pikë është ekstradimi në kundërshtim me ligjet e shtetit shqiptar, i një qytetari që iu mohua e drejta për azil politik, ndonëse në vendin e tij i rrezikohej jeta. Në fillim të vitit 2020, Harun Çelik, iu dorëzua në Rinas shërbimit sekret turk, kazus që u denoncua nga komisioneri për të drejtat e njeriut në OKB, i cili ngriti shqetësimin se mes Tiranës dhe Ankarasë ka një marveshje sekrete për këto lloj ekstradimesh.  

Raporti i OKB denoncon marrëveshjen e fshehtë Shqipëri Turqi për dorzimin e gylenistëve

Pra mjaftojnë këto raste për të dëshmuar se Tirana zyrtare po aplikon nën presionin e Erdoganit një standart të ndryshëm nga ai i vendeve perendimore ku funksionon shteti i së drejtës. 

Pak rëndësi ka nëse Rama e bën këtë për të marrë ndonjë vaksinë më shumë, për të nxjerrë fonde për ndonjë spital, për hir të linjës së përbashkët ajrore që ka me Erdoganin, për ushqimin e delireve si ndërmjetës në diplomacinë globale që pret ti vijë nga presidenti turk, apo thjeshtë se ky i fundit e ka kthyer në zakon, çdo katër vite, ta mbështesë në zgjedhje.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

E vërteta është se nën thundrën e sulltanit, Shqipëria u detyrua të përdorë një standart të dyfishtë të papranueshëm për partnerët e saj perendimorë. Dhe pikërisht për këtë, ne detyrohemi që ti dëgjojmë të vërtetat e vrazhda nga ambasadori turk në Tiranë. Sepse kur flet për Erdoganin, sidomos jashtë kufinjve, kryeministri ynë është i obliguar të përdorë një gjuhë të komplikuar, ku realiteti reket të fshihet pas humorit dhe batutave, si ajo për pranimin në BE, kur atë ta kryesojë Turqia.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIREN KUR JA PUBLIKOJ DOSJEN E TURPIT FAMILJAR EDI RAMES,EDI RAMA I PAGOJ CA CUNA PROBLEMTIK DHE E SHQELMUAN YMERIN KEQ FARE,TANI ME SHUME E MBAN LLAPEN NE BYTH TE EDI RAMES SE SA GOJE TE TIJ thotë:

    QKA DUHET TE PRITET NGA NJERI QE E AKUZON BABAIN E TIJ SE JA KA PALLUE GRUAN DHE JA KA BERE NJE GJYSME DJALI GJYSME VELLAI NJE ZOT E DI SI EMERTOSH SE NUK PO JA FUT LLAPEN NE BYTH ERDOGHANIT

  2. Shume shpejt, ky birbo vasal, bir kristaqian i diktatures, do t’i shkele dikujt ne kallo…. dhe nuk do te jete nje lypes a shites fakir rruge, por ndonje mafioz nderkombetar…..

  3. Bushati,edhe kur filloi lufta ne Kosove,Europoa e quajti UCK terroriste,bandite etj.Mbas 2 javesh po kjo Europe dhe CNN e quajti UCK luftetare te liris.
    Pra etikimet jane gjithmone politike dhe interesash.
    Rama thjesht rrotullohet rreth vehtes ne boshllek se nuk ka ku te kapet
    Per Europen Shqiperia ka qene dhe do ngelet nje”shprehje gjeokrafike”-sipas Bismarkut.

  4. Andi Bushati, ti je prototip provokativ , tamam si pinjoll dhe trashegimtar dhe i foirmesuare dhe i merituar prej nomenklatures komuniste, prej regjimit komunist qe ka pasur si ideologji perbaltjen, intrigen dhe pabesine. Je aq finok sa qellimi yt eshte qe te nxitesh e te provokosht te tjeret . Gjithcka cfare shkruan e ben me qellim djallezor

  5. Ku ti gjeje vendi yne gazetaret si Bushati o palle njeriu ti qe shkruan se Bushati na qenka provokator, o pler e Edvin mutit si s te vje turp qe shkruan mir per Erdogan plehun qe gjith bota e shan dhe kete mutin e mutit te Surrelit, te cilet sillen rreth mutit te vet si njerez te qorientuar.Ku ti ket vendi yne dhe dy gazetar si te lapsit o plere e ndyre., si mbas teje te degjojm vetem dam damet e Surrelsit ore palaqo i Surrelsit, qe tallen dit e nate me taksat tona, jazek o rrace muti zoti ju beft sakater femijet tuaj oo rrace muti.

  6. Më duhet t’ju sjell ndërmend juve demokratëve të Lapsit.al një statistikë shumë interesante te heroit tim të momentit Muslim Murrizi. Që nga viti 1991 kur ne ‘hodhëm’ regjimin diktatorial, të gjithë kryeministrat që atehere deri sot, bashkë me të gjithë ministrat kanë qënë (dhe vazhdojnë të jenë) ose ish PPSH, të Sigurimit të Shtetit (spiunë dhe xhelatë) ose kopila blloku.

    Ky i saposhkruari këtu është nipi i Hysni Kapos. Lexoni pak për Hysni shkerdhatën të kuptoni me kë kemi të bëjmë.

    Nuk kemi të tjerë ne o demokratë? Por na duhen ish komunistë (Sali Berisha) dhe ish kopila blloku (Andi Bushati) për të na drejtuar ne? Bëjani vetes këtë pyetje me sinqeritet dhe jepjani vetes një përgjigje me sinqeritet, dhe pastaj eja flasim.

    1. @Neri Kur ti përgjigjesh pyetjes Neri, pse të pëlqen ty të tërhiqesh përhunde nga kopila blloku edhe pas 1991-shit, vetëm atëhere mund të të kthej përgjigje.

  7. Se ca pune te prish erdogan ty o bushat nuk merret vesh kollaj, por nese rendit cilat jane avantazhet e nje lidhjeje me nje shtet te madh, sic eshte Turqia mund te kthesh koken prapa te shikosh ca mendonte yt gjysh. Nje vend i mbaruar si Shqiperia gjithmone ka patur nje Jugosllavi, nje Bashkim Sovjetik, apo nje kine. Sot ka Turqine. Po te rendisesh sa here futen hunden francezet apo anglezet, gjithmone pas tyre ngelej nje cope toke shqiptare ne gojen e cakalleve greke, ujqve serbe apo dhelprave malazeze. Asnje europian nuk u hodh perpjete kur skuadrat e ushtrise se rregullt greke u futen ne shqiperi, ne 90 apo ne 97.

  8. As shkollat e Gylenit e as shkollat e Derrdoganit nuk kane çi’ duhen Shqiperise… ( Mbreti Zog hapte shkolla amerilane ) Pervec hajnise dhe korrupsonit ne te gjitha birat e qen qeverise, nje nga arsyet eshte edhe afrimi i kryedoçit me turqit dhe kete e ben me vete dije per ta larguer vendin nga europa, sepse po hyri vendi ne Europe ai mut e di qe eshte i humbur. Pradaj ky qe thoshte, “Qofte lareg te rri gjate ne qeveri”? dhe vjedh ç’ti dale perpara vota parate e droges, te shqiptareve, pronat e te gjitha muti i mutit. Ka blere edhe nje mut nga opzota e te dy benne çiftin e me te ndyre te Shqiperse se ketyre koheve…

  9. Të gjithë mendje “ ndriturit” i përkasin periudhës së hajdutllikut kolektiv PD-LSI të viteve 2004-2013. Jo pak janë ish-spiunë sigurimi, të tjerë ish-antarë të PPSH dhe pothuajse shumica janë individë që në karakter, dinjitet, moral dhe familje, nuk kane asnjë lidhje me qendrën e djathtë.

    Burra qe ju kanë ikur gratë, gra qe ju kane ikur burrat, bura që duan burra dhe kopil hibridë që nuk dine kë kane prindër biologjik. Pale kur pashë listën e menderë kanidatëve për këshillë kombëtar që më erdhi për të dh …..

  10. Të gjithë mendje “ ndriturit” i përkasin periudhës së hajdutllikut kolektiv PD-LSI të viteve 2004-2013. Jo pak janë ish-spiunë sigurimi, të tjerë ish-antarë të PPSH dhe pothuajse shumica janë individë që në karakter, dinjitet, moral dhe familje, nuk kane asnjë lidhje me qendrën e djathtë.

    Burra qe ju kanë ikur gratë, gra qe ju kane ikur burrat, bura që duan burra dhe kopil hibridë që nuk dine kë kane prindër biologjik. Pale kur pashë listën e menderë kanidatëve për këshillë kombëtar që më erdhi për të dh …..lexoni o shpellkare të salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu