• |
ide | kryesore

F1/ Hamilton mbreti i Silverstone: 10 sekonda penalitet nuk e ndalojnë anglezin të befasojë Leclerc në fund

-Instant, F1, Sport

Lewis Hamilton triumfon në GP e Britanisë së Madhe në Silverstone, gara e dhjetë e kampionatit botëror të Formula 1. Piloti britanik, i ndëshkuar me 10” penalitet pas aksidentit që shkaktoi ndaj Max Verstappen, i cili u tërhoq, ka bërë një rikuperim spektakolar për tu renditur përpara Ferrarit të Charles Leclerc dhe Mercedesit tjetër të Valtteri Bottas.


Një fitore e dëshiruar, e djersitur e me rikuperim pas penalltisë e me një luftë të ashpër. Në fund, ai që mori më të mirën në GP e Britanisë së Madhe në Silverstone ishte Lewis Hamilton, i cili u bë protagonist negativ në fillim të garës në aksidentin e keq që përfshiu liderin botëror Max Verstappen. Një tërheqje që bën zhurmë ajo e hollandezit, por gjëja e rëndësishme është se ai është mirë pas përplasjes me mbi 51G, që për fat të mirë e pa atë të dilte me këmbët e tij nga aksidenti në kthesën Copse. Pavarësisht tërheqjes, piloti i Red Bull mbetet lider, por hendeku me Hamilton është zvogëluar, me një garë që “Mbreti i Zi” nuk do ta kishte menduar kurrë ta garonte deri në kthesën e fundit me Ferrarin.


Po, sepse të dielën e frikës për Verstappen dhe atë të rikthimit të Hamilton, skenën e mori SF21 i Charles Leclerc, i aftë të qëndrojë para të gjithëve për mbi 50 xhiro para se të ngrinte flamurin e bardhë përpara fuqisë dërrmuese të W12 e kampionit të botës. Për ferraristin, i cili për një pjesë të madhe të garës vuajti probleme me motorin, ka qenë një e dielë për duartrokitje dhe një vend të dytë me shije të hidhur. Por një podium i merituar për pilotin e Ferrarit që mbajti me shpresë e ankth deri në fund, miliona tifozë që shpresonin të shihnin triumfin trengjyrësh përsëri në Angli një javë më vonë nga Europiani. Nuk ndodhi kështu, por vendi i dytë i bën mirë moralit të ekipit të Maranellos, objektivi kryesor i të cilit, siç u tha nga Binotto në para-garë, ishte të mbante vendin e katërt fillestar.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu