• |
ide | kryesore

Klubi italian pushtohet nga Covid: 9 lojtarë dhe një anëtar i stafit të infektuar, asnjë konfirmim për Ismajlin

-Instant, Sport



Covid vazhdon të trazojë grumbullimin e Spezias. Pas tetë rasteve pozitive të ditëve të fundit, të dielën në mëngjes, klubi ligur njoftoi në faqen e tij zyrtare se dy lojtarë të tjerë kanë dolë pozitivë për infektimin me virusin, por pa bërë të ditur emrat e lojtarëve: “Spezia Calcio njofton se raundi i fundit i tamponeve i kryer nga grupi skuadër ka nxjerrë në pah pozitivitetin me Covid-19 të dy lojtarëve të tjerë. Klubi, pasi kishte pezulluar aktivitetin dje pasdite dhe këtë mëngjes, mori nga ASL e Bolzanos autorizimin për të kryer seanca stërvitore individuale, që nga kjo pasdite. Grupi i skuadrës mbetet në izolim, duke ndjekur procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”.

Kështu, asnjë informacion nuk filtron nëse mes të infektuarve është edhe mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Ardian Ismajli, por është sigurisht një fillim sezoni me të vërtetë i vështirë për bardhezinjtë. Sikur të mos mjaftonte sanksionimi nga FIFA me bllokimin e merkatos për katër dritare (duke filluar nga janari 2022) Spezia tani duhet të merret me këtë shpërthim të Covid 19 që u zbulua në 15 korrik. Në total janë dhjetë të infektuar (9 lojtarë dhe një anëtar i stafit) e të gjitha rastet e pozitivitetit janë izoluar, ndërsa pjesa tjetër e grupit të ekipit ka marrë autorizimin e ASL të Bolzano për të kryer seanca stërvitore individuale duke nisur nga pasditja e sotme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *