• |
ide | kryesore

Video/ Bajrami nuk mjafton, Empoli e mbyt në shtesë: Berisha e Kumbulla vështruan nga pankina

F1, Sport, Video
Empoli



Goditje në transfertë nga Empoli, që me golin e Simone Bastoni në minutën e 94’, mposhti 3-2 Sassuolo në ndeshjen e mbijetesës në Serie A. Pesë shqiptarë ishin kundërshtarë mes tyre në sfidën e luajtur në Mapei, por 90 minutat i luajti vetëm Ismajli, që edhe triumfoi në fund, pavarësisht se Bajrami dhuroi asistin e golit të dytë të jeshilzinjve, pasi u fut në fushë si zëvendësues. Tre të tjerët, Shpendi e Berisha te Empoli e Kumbulla te Sassuolo e panë ndeshjen nga pankina.

Toskanët kaluan në epërsi tre herë në stadiumin Mapei, por gjithmonë u arritën përpara goditjes së fundit me kokë nga mesfushori zëvendësues. Empoli zgjat kështu serinë e pathyeshmërisë në gjashtë ndeshje, që kur Nicola mbërriti në pankinë. Më parë, golave të Luperto (11′) dhe Niang me penallti (64′) iu kundërpërgjigjën fillimisht Pinamonti nga pika e bardhë (54′) dhe më pas Ferrari (77′) me asist të Bajramit. Dionisit nuk i mjaftoi për të lëvizur renditjen.

DRITËHIJET E NDESHJES

Empoli nuk ndalet më dhe fute në telashe të mëtejshme një Sassuolo të shëmtuar dhe pa shpirt. Toskanët, falë një goli në minutën e 94’ nga Simone Bastoni (i cili hyri në lojë në minutën e 80’), marrin në shtëpi tre pikë shumë të rëndësishme dhe vulosën një periudhë të artë, që përkon me ardhjen e Davide Nicola, specialisti i shpëtimeve thuajse të pamundura. Pas këtij 3-2 plot emocione, tashmë janë gjashtë rezultate të pozitive radhazi e Empoli, nëse vazhdon kështu, do të arrijnë shpëtimin pa probleme. Nga ana tjetër, stoli i Alessio Dionisi po dridhet pasi ka shënuar vetëm një pikë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe ka fituar vetëm një herë në këtë 2024 plot hidhërim. Emilianët, të cilët do të rikuperojnë ndeshjen kundër Napolit të mërkurën, janë të tretët nga fundi së bashku me Veronën, ndërsa Empoli është pesë pikë nga zona e rënies.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *