• |
ide | kryesore

Ardian Ismajli e Virgirl Van Dijk të vetmit të pakalueshëm: Sofascore nxjerr statistikat e sezonit

F1, Sport
Sofascore



Fizikisht nuk ngjajnë, ekipet e tyre luajnë për objektiva të kundërta, por Ardian Ismajli e Virgil Van Dijk kanë një të përbashkët në këtë sezon: askush nuk ka mundur t’i driblojë. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është një nga lojtarët kuqezi që ka pasur një ecuri mjaft pozitive në Itali përgjatë këtij sezoni. Paraqitja e shkëlqyer e tij me Empolin ka marrë më në fund vlerësimin e duhur nga Sofascore.

Sipas statistikave të nxjerra nga uebsajti i specializuar për statistika, mbrojtësi kuqezi, është një nga futbollistët që nuk është dribluar asnjëherë deri më tani në sezonin futbollistik 2023/2024. Bashkë me të, në listën e publikuar nga Sofascore renditet edhe futbollisti i Liverpool, Virgil Van Dijk.

Mbrojtësi i Empolit ka 0 driblime të pësuar edhe pse ka luajtur kundër sulmuesve si Leao, Lautaro Dybala apo Chiesa. Në renditje, Ismajli ka lënë pas qendërmbrojtësin e sapotransferuar te Tottenham Dragusin dhe Ëilliam Saliba të Arsenal. Të dy ata kanë pësuar nga një driblim, ndërsa në top 5 futet edhe Ezri Konsa i Aston Villa, që ka lejuar 2 driblime.

Lexo më tejSylvinho i teti në botë sipas IFFHS: braziliani i Shqipërisë në elitën e trajnerëve me Scaloni e Deschamps

Një vlerësim i rëndësishëm ky jo vetëm për qendërmbrojtësin Ismajli, por edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Ismajli ka treguar një formë fantastike dhe statistikat e Sofascore janë tashmë një motivim më shumë përpara Europianit 2024, ku Shqipëria do të jetë në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *