• |
ide | kryesore

Medalje të riciklueshme, shtretër kartoni e rrugë që thithin ujë për ta ripërdorur: Tokyo 2020, olimpiada më e pazakontë

-Instant, Sport



Nga medaljet e ‘ricikluara’, të bëra me pajisje të vjetra elektronike, te shtretërit e bërë nga kartoni. E ka akoma. Nga podiumet e bëra me plastikë të mbledhura në oqeane deri te uniformat me ndikim zero. Kjo është ajo që zbulohet nga një studim i kryer nga LaPresse mbi ndikimin mjedisor të Lojërave Olimpike XXXII Tokyo 2020. Olimpiadat Japoneze në fakt synon të promovojë luftën kundër ndryshimit të klimës edhe në sport. Slogani ‘Të jemi më mirë së bashku – për planetin dhe njerëzit’ përmbledh strategjinë e Tokyo 2020 që synon të kontribuojë në arritjen e objektivëve të zhvillimit të qëndrueshëm. Referuar objektivave të Marrëveshjes së Parisit, organizatorët synojnë të eleminojnë emetimet e CO2 të Lojërave, duke përdorur energji të rinovueshme në strukturat ku do të mbahen garat dhe në fshatrat që do të presin atletët olimpikë dhe paraolimpikë, duke kompensuar të gjitha emetimet në bashkëpunim me administratën lokale.

Medaljet u bënë me pajisje të vjetra elektronike, kryesisht smartphone dhe laptopë, të cilët përndryshe do të kishin përfunduar në depozita plehërash. Atletët do të flenë në shtretërit e bërë nga kartoni, një zgjedhje e bazuar në qëndrueshmërinë. Ideja është që të pajisen sportistët me shtretër të ndërtuar me karton të riciklueshëm dhe dyshekë të bërë me polietileni të riciklueshëm. Podiumet ku do të nderohen fituesit, për herë të parë në historinë e edicioneve të ndryshme olimpike, do të bëhen me objekte plastike të dhuruara nga publiku, por gjithashtu edhe të mbledhura në oqeane. Në fund të Lojërave podiumet do të përdoren për qëllime arsimore.

Sa për uniformat, janë përpjekur që njerëzit që marrin pjesë në këtë ngjarje të veshin rroba pune me ndikim zero në mjedis. Ndër materialet e ricikluara të përdorura, është poliester e ricikluar dhe disa materiale që rrjedhin nga bimët. Këpucët gjithashtu do të prodhohen dhe ngjyrosen duke ndjekur një proces të veçantë që kërkon një përdorim minimal të ngjyrave kimike shumë ndotëse për mjedisin përreth. Pishtari olimpik u prodhua duke përdorur mbeturina alumini nga shtëpitë e përkohshme të ndërtuara pas tërmetit. Fshati Olimpik u ndërtua duke përdorur një lloj druri nga burime të qëndrueshme të dhuruara nga autoritetet lokale. Pas Lojërave, druri do të kthehet për t’u ripërdorur, për shembull, si stola publike ose si pjesë e ndërtesave publike.

Është planifikuar gjithashtu të ndërtohen rrugë të bëra me materiale të ricikluara, të afta për të thithur ujë në mënyrë që të mund ta ripërdorin atë më vonë. Një element tjetër themelor është promovimi i lëvizshmërisë së qëndrueshme, duke inkurajuar përdorimin e rrjetit të transportit urban dhe periferik tashmë shumë të zhvilluar në Japoni. Toyota, partneri i ngjarjes, do të sigurojë mbi tre mijë makina, duke dhënë kështu flotën olimpike me ndikimin më të ulët ndonjëherë në ambjent. E gjithë energjia elektrike e përdorur gjatë Lojërave Olimpike do të furnizohet nga burime të rinovueshme të tilla si energjia diellore, biomasa dhe hidroelektriciteti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *