• |
ide | kryesore

Adele bë publike lidhjen me basketbollistin e NBA

-Instant, Paparazzi, Slider



Adele po përflitet sërish për një lidhje dhe këtë herë nuk ka të bëjë aspak me një person nga bota e muzikës. Këngëtarja u shfaq ditën e djeshme në finalen e NBA me Rich Paul. Të dy ata u ulën përkrah njëri-tjetrit dhe kjo dalje është konsideruar si shumë e rrallë për dyshen.

Pasi u shfaqën bashkë në publik nisën dyshimet për një lidhje, të cilat u forcuan akoma dhe më shumë nga një reporter i “ESPN”. Teksa ishte duke komentuar mbrëmjen finale të NBA, Brian Windhorst u shpreh gjatë një emisioni se Adele është e dashura e Rich Paul.

“Rich Paul sjell të dashurën e tij në ndeshje dhe ulet afër LeBron. E dashura e tij është Adele. Rich Paul është në ndeshje me Adele… Kjo është hera e parë që ata shfaqen bashkë në publik. Kështu që kjo do të jetë në të gjitha tabloidet, veçanërisht në Angli ditën e nesërme” u shpreh Windhorst mjaft i bindur për lidhjen e dyshes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *