• |
ide | kryesore

Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: 11 raste të reja, asnjë humbje jete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
koronavirusi



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3439 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 11 qytetarë në këto bashki: Nga 2 raste në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin. Aktualisht janë 160 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,081 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 7

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3439

Testime totale 859,432

Raste pozitive 132,697

Raste të shëruara 130,081

Raste Aktive 160

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 65

Vlorë 17

Elbasan 17

Fier 14

Durrës 13

Shkodër 12

Lezhë 10

Korçë 6

Kukës 5

Gjirokastër 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *