• |
ide | kryesore

Britney Spears del kundër babait dhe motrës: Më kanë vrarë ëndrrat

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka rrëfyer së fundmi  raportin që ka me familjarët dhe përfshirjen e tyre në karrierën e saj.

Përmes rrjetit social, Instagram, Britney ka postuar një shprehje dhe poshtë  ka shkruar sesi  babai i saj, Jamie Spears e ka kontrrolluar gjithmonë.“Shikoni, nuk do të performoj në asnjë skenë këto kohë, sepse babai im vendos si do vishem, çfarë do të them, çfarë do bëj apo mendoj. E kam bërë këtë gjë për 13 vitet e fundit. Më mirë të publikoj video nga dhoma ime e ndenjes se sa në skenat në Vegas.Dhe nuk do të bëj më grim të rëndë. Nuk do të këndoj më në skenë miksimet e këngëve të mia dhe të lutem që të më vendosin këngët e reja në spektaklin tim për fansat e mi”, është shprehur këngëtarja.Gjithashtu ajo ka zbuluar se nuk i ka pëlqyer  fakti që motra e saj vendosi një miksim në vend të këngës së saj origjinale gjatë Icon Award në vitin 2017. “Nuk më pëlqen që motra ime u shfaq në një spektakël dhe performoi këngët e mia të miksuara! I ashtuquajturi sistem i mbështetjes më ka lënduar thellë. Kjo kujdestari më ka vrarë ëndrrat… kështu që e gjitha çfarë kam është shpresa dhe shpresa është gjëja e vetme në këtë botë që nuk vritet lehtë… edhe pse njerëzit tentojnë ende ta bëjnë”, ka treguar Spears.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *