• |
ide | kryesore

Koulibaly kërkon shitjen, Napoli e demoralizon: De Laurentiis refuzon ofertën e Manchester United

-Instant, Sport



Jo vetëm rinovimi i Lorenzo Insignes, por mes cështjeve që shqetësojnë Napolin është natyrisht edhe Kalidou Koulibaly. Nuk është mister që mbrojtësi senegalez dëshiron të ndryshojë ajër prej disa kohësh, por Aurelio De Laurentiis nuk është i gatshëm ta shesë atë aq lehtë. Ditët e fundit, menaxheri i mbrojtësit qendror i ka paraqitur shoqërisë një ofertë nga Manchester United prej 30 milion eurosh, siç thuhet në La Gazzetta dello Sport. Anglezët të cilët, megjithatë, kanë marrë një jo të prerë nga presidenti napoletan.

Askush te Napoli nuk është i pashitshëm, por ‘malli’ i De Laurentiis është shumë i shtrenjtë dhe ai nuk është i gatshëm të bëjë zbritje. Tani do të varet nga Djajtë e Kuq që të vendosin nëse do ta rrisin ofertën deri në të paktën 50 milion euro ose të vendosin të synojnë për një mbrojtës të ri. Në këtë rast Luciano Spalletti duhet të punojë shumë me moralin e Koulibaly, i cili në vitin e fundit ka pasur një rënie në fushë për shkak të situatës së tij të merkatos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *