• |
ide | kryesore

Halsey bëhet nënë për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Në muajin janar këngëtarja e hitit “Without Me”, Halsey, i surprizoi të gjithë me një lajm shumë të bukur. Ajo zbuloi se është shtatzënë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Halsey publikoi në Instagram disa imazhe në të cilat shfaqej topless dhe në to dallohej qartë barku i saj i rrumbullakosur.
E teksa u bënë disa muaj pasi surprizoi fansat me lajmin e ëmbël, Halsey ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë. Këngëtarja 26-vjeçare ka sjellë në jetë më 14 korrik fëmijën e saj të parë me të dashurin Alev Aydin.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë artistja duke zbuluar edhe emrin mjaft të veçantë, Ender Ridley Aydin. Edhe pse Halsey nuk e zbuloi gjininë e fëmijën, të gjithë janë të bindur se është djalë pasi Ender është një emër turk, mjaft popullor për djem. Kuptimi i tij është ‘i rrallë’.

Kujtojmë se gjatë pritjes së ëmbël, ajo ka folur për shtatzëninë e parë dhe nëse ishte e dëshiruar apo jo. Përmes disa postimeve enë Instastory ajo është shprehur se shtatzënia e saj ka qenë 100% e planifikuar dhe se ka kohë që tenton të bëjë një fëmijë.
“Shtatzënia ime ishte 100% e planifikuar dhe unë provova shumë herë për fëmijën tim. Por do të isha e lumtur dhe nëse do të vinte në ndonjë mënyrë tjetër”, është shprehur Halsey.

Më herët në vitin 2016-të ajo është rrëfyer publikisht për problemin me fertilitetin dhe se si humbi një fëmijë gjatë një koncerti. Më pas 2 vite më vonë ajo zbuloi se kishte ngrirë vezët e saj në moshën 23-vjeçare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *