• |
ide | kryesore

Video/ Laçi nuk ‘llogarit’ buxhetin e Craiovas: rumunët pësojnë humbjen e parë në përballjet me ekipet shqiptare

-Instant, F1, Sport, Video



Një tjetër provë e madhe e Laçit që ekzaltohet gjithnjë në arenën europiane. 1-0 janë imponuar bardhezinjtë e Shpëtim Duros, përballë një kundërshtari që vinte me supremacinë financiare dhe gjithë precedentët që i jepnin të drejtë. Por në Elbasan Arena vendosi një gol i Zarubica, që e con formacionin kurbinas pas një jave në avantazh moral dhe natyrisht… të një goli.

Univesitatea kishte tre fitore dhe një barazim në përballjet me skuadrat shqiptare, por kundër Lacit e pati të vështirë, duke gjetur përballë një skuadër solide të organizuar, që nuk linte asnjë hapësirë: tekniku Duro e kishte lexuar mirë kundërshtarin, në analizat e para ndeshjes, duke neutralizuar pikat më të forta. Në krahë Mazrekaj e Zarubica ishin ‘jolly’ që ndihmuan mesfushën kurbinase në fazën mbrojtëse dhe ishin mbështetja kryesore për Guindo në vijën e parë të sulmit.

E pasi kaloi pasiguria e përballjes me një kundërshtar favorit, ku Veliaj shpëtoi një gol të sigurtë në minutën e 30, duke larguar topin në vijën fatale, Laci mori avantazhin me një kundërsulm brilant të ideuar nga Lushkja e të finalizuar nga Zarubica. Goli i parë me fanellën bardhezi të malazezit, ndërsa Duro shtrëngoi skuadrën, në përpjekje të shfrytëzonte kundërsulmin.

Me Universitatean në presing (Sherri spektakolar në minutën e 53), strategjia e kurbinasve edhe mund të funksiononte, me Guindon që në minutën e 78 reklamoi një 11 metërsh, për ndërhyrjen e mbrojtësit në markaturë, por arbitri norvegjez vazhdoi lojën, duke cuar në fund një 1-0 që një javë më pas, në Rumani do ti vlejë shumë Lacit, të tentojë kualifikimin në raundin e tretë të Conference League



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *