• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth orës 22:00 në Tapizë – Fushë Krujë.

Në këtë aksident rrugor janë përfshirë dy makina. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi Q.Sh. rreth 60 vjeç.

Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi Pal Kacoli, 29 vjeç dhe shtetasja Sh.Sh 39 vjeçe. Të dy këta persona ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *