• |
ide | kryesore

Në kërkim për disa vepra penale, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale ka rënë sot në prangat e policisë në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasin R. H., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj 40 vjecarit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja e sendeve të ndaluara në IEVP”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *