• |
ide | kryesore

Tokio 2020/ Në avion me nje gazetar të infektuar: gjashtë atletë italianë përfundojnë në karantinë

-Instant, Sport



Një ditë pas ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, situata për ekipin italian të përfshirë në Tokyo 2020 nuk është aspak e mirë. Gjashtë atletë italianë të boksit, hedhje nga trampolina dhe skateboardit janë detyruan të qendrojnë në karantinën e fshatin Olimpik, për shkak të kontaktit të ngushtë me një person që ka rezultuar pozitiv. Përveç tyre, janë përfshirë në këtë situatë edhe shtatë drejtues. Të gjithë, megjithatë, vazhdojnë të stërviten dhe situata e tyre nuk ndikon në pjesëmarrjen në gara.

Vendimi i autoriteteve shëndetësore japoneze, i cili iu komunikua Komitetit Organizator dhe më pas Komitetit Olimpik Italian, është pasojë e “kontaktit të ngushtë” në aeroplan, në 18 korrik, me një gazetar italian i cili ka rezultuar pozitiv me Covid.

“Këtë mëngjes Qeveria Japoneze, përmes Komitetit Organizativ të Lojërave, informoi Komitetin Olimpik Italian se 13 persona nga delegacioni italian kishin deklaruar” kontakt të ngushtë” me gazetarin, përfshirë gjashtë atletë dhe shtatë zyrtarë. Sportistët janë disa përfaqësues të delegacioneve të boksit, hedhje nga trampolina dhe skateboard “. Në shënimin zyrtar është “sqaruar menjëherë se ky pozicionim i “kontaktit të ngushtë “nuk ndikon në pjesëmarrjen e këtyre atletëve në Lojëra, pasi ligji parashikon që ata mund të vazhdojnë të stërviten dhe të garojnë duke kryer një tampon molekulare gjashtë orë para garës. Procedura tashmë ka filluar menjëherë pas komunikimit zyrtar me Komitetin Olimpik Italian. Për më tepër, brenda fshatit olimpik atletët, edhe pse në izolim – shkruhet në njoftimin për shtyp – do të vazhdojnë të kryejnë rregullisht të gjitha aktivitetet e tyre përgatitore për Garat olimpike, duke ndjekur vetëm masat paraprake specifike procedurale në lidhje me vaktet dhe transferimet në impiantet ku do të zhvillohen garat”. Edhe pse është theksuar puna intensive për ti garantuar atyre kushtet më të mira, përfshirë ato psikologjike, emrat e atletëve të përfshirë nuk janë bërë të ditur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *