• |
ide | kryesore

Koeman i kërkon Laportas të mos e shesë Rey Manaj: “Ngjan me Agueron, mund ta zëvendësojë”

-Instant, F1, Sport



Para-sezoni i FC Barcelona ka filluar, përkundër faktit se nuk është zgjidhur ende çështja e largimeve në ekipin e parë, rinovimi i Lionel Messit. Por përfundimet që ka nxjerrë Ronald Koeman nga miqësoret e para janë shumë pozitive. Më shumë se të gjitha për performancën individuale sesa për sjelljen kolektive, duke marrë parasysh që mungojnë shumë pjesë në skuadër për të përcaktuar qasjen e trajnerit holandez.

Një nga përfundimet pozitive që Koeman ka nxjerrë është performanca e Rey Manaj, i cili e ka kënaqur atë si sulmues si për zhvillimin e tij brenda idesë së ekipit ashtu edhe për aftësinë e tij për të prodhuar gola (4 gola në dy ndeshje parasezonale). Kjo performancë ka ndryshuar perspektivën e trajnerit holandez, i cili tani dëshiron që shqiptari të qëndrojë në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm, duke përfituar nga fakti se është një variant që mund të fitojë minuta në momente specifike, duke shtuar se emra të tillë si Antoine Griezmann, Philippe Coutinho, Martin Braithëaite po largohen….

Një profil që i pëlqen Koeman

Sipas mediave të ndryshme që ndjekin përditshmërinë e Barcelonës, klubi ishte i interesuar të fitonte para me sulmuesin shqiptar në këtë merkato transferimesh, por performanca e tij e detyroi klubin ta rimendojë situatën, duke shtuar se ai pësoi një dëmtim në miqësoren kundër Girona, gjë që mund ta komplikojë largimin e tij në një periudhë afatshkurtër.

Rey Manaj është një qendër sulmues i lëvizshëm që dominon shumë mirë zonën. Ai di të parashikojë rivalët dhe të vendosë në prekjen e parë, një profil shumë i ngjashëm me atë të Sergio Agüeros. Por, nëse konfirmohen largimet e sipërpërmendura, shqiptari mund të mbetet si një zëvendësim për argjentinasin, i cili ka luftuar me dëmtime në sezonet e fundit me Manchester City.

Barcelona ende nuk ka marrë oferta zyrtare për shqiptarin, kështu që një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij nuk është marrë ende. Drejtuesit katalanas do të presin për të ditur shkallën e dëmtimit për të marrë një vendim përfundimtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *