• |
ide | kryesore

E gjithë vëmendja shkon tek martesa e mbesës së Princeshë Dianës

-Instant, Paparazzi, Slider



Mbesa 30-vjeçare e Princeshës Diana, Kitty Spencer, u martua me milionerin Michael Lewis, 62-vjeçar, para miqve dhe familjes në një ceremoni luksoze këtë fundjavë, e cila u zhvillua në Villa Aldo Brandini në Frascati, Itali.

Nusja kishte veshur një fustan magjepsës Dolce& Gabanna, me një dizajn të ndërlikuar me dantella dhe lule, qafë të lartë, mëngë të gjata dhe shpatulla të fryra, i cili ishte ai që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.

Nga ana tjetër, “Daily Mail” shkruan se babai i saj, Earl Spencer, duket se nuk ka qenë në mesin e të ftuarve. Kjo për shkak të kufizimeve aktuale të udhëtimeve, ku kërkohet pesë ditë izolim pas mbërritjes në Itali.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, bashkëshorti i 30-vjeçares, i cili është kreu i markës së modës “Foschini” , është pesë vite më i madh se babai i saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *