• |
ide | kryesore

‘I pamposhturi” i Japonisë: medalje e artë për xhudistin, që nuk humbet që nga 2015-a

-Instant, Sport



Shohei Ono nuk humbet asnjë ndeshje që nga viti 2015. Në finalen e xhudos për peshën 73 kg, Ono ka mposhtur gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvili, duke rrëmbyer medaljen e artë. Ka qenë një betejë e fortë mes të dyve, por eksperti japonez ka respektuar parashikimin e vigjiljes, duke u futur gjithnjë e më tepër në legjendën e kësaj disipline, me triumfin e dytë olimpik rradhazi në 73 kg në përfundim të një rrugëtimi ekzaltues që u mbyll me finalen ndoshta më të vuajtur të të gjithë këtij 5 vjecari suksessesh.

Ono nuk zhgënjen asnjëherë, të paktën prej 6 vjetësh ai është i pathyeshëm në Olimpiadë dhe në Tokio 2020 ka fituar përsëri medaljen e artë në xhudo, në kategorinë 73 kg në Lojërat e Tokios, duke lënë për kundështarin gjeorgjian vetëm medaljen e argjendtë.

29 vjecari japonez ka marrë më të mirën kundër gjeorgjianit Shavdatuashvili, duke kompletuar një cikël olimpik pa humbje mbi tatami. Kjo është medalja e katërt e artë në xhudo për Japoninë në këtë edicion të Lojërave. Kompletoi podiumin në vendin e tretë koreani Changrim An e mongolezi Tsend-Ochir.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *