• |
ide | kryesore

Policët qesharakë/ Video skandaloze jo për atë arsye që e mendoni

-Instant, Kryesore

Videoja e bërë virale, ku shihet një aksion pa rezultat i policisë, të cilëve u shpëton nga ndalimi një makinë me xhama të zinj që dyshohej se mbante brenda lëndë narkotike, nuk është skandaloze vetëm për arsyen që është komentuar sot gjatë gjithë ditës. Në mbarë mediat u komentua sot dhuna e shproporcionuar që ata ushtruan mbi gazetarin e News 24, Ergys Gjençaj, të cilin e shtrinë në tokë dhe tentuan t’i rrëmbenin celularin.


Por sjellja prej bashibozuku jo profesionist nuk duket vetëm këtu. Eshtë mirë të shikohen një nga një videot për të kuptuar profesionalitetin me të cilin veprojnë uniformat blu. Në videon e parë poshtë, duken pamjet se si ata ndalojnë veturën e dyshuar të Altin Gegës . I vërsulen asaj pa pikë profesionalizmi, tentojnë të hapin me forcë derën e mbyllur nga brenda dhe përdorin një fjalor rruge ndaj shoferit që mund të nxisë edhe protestat e organizatave LGBT. Edhe më qesharak është reagimi kur shoferi u largohet dhe policët mbeten si hunj.


 

Por ashtu sikurse duket në pamjet pranë “Shkollës së Bashkuar”, në Tiranë ku po ndodhte ngjarja u gjend rastësisht edhe një makinë e News 24. Gazetarët ndaluan dhe filluan të filmojnë. Pikërisht një gjë e tillë është e palejueshme në shtetin e propagandës. Pasi i iku i dyshuari policët sulen mbi gazetarin, e shtrijnë përtokë dhe i marrin celularin ku ai kishte fiksuar pamjet e amatorizmit të tyre (video poshtë).

 

Pasi kryejnë një zinxhir gafash duke ushtruar dhunë edhe mbi banorët përreth vendit të ngjarjes dhe kur pa se u bë zhurmë e madhe, policia u dha mediave një njoftim se ajo nuk e dinte që kishte kapur një gazetar dhe se kishte ushtruar dhunë ndaj atij që po ushtronte profesionin e vet.

Por ky episod ka disa probleme. E para në video duket kolegia Klodiana Lala e cila i njofton policët që Gjencaj është gazetar. E dyta edhe po të mos ishte gazetar, por thjesht një qytetar, a duhej masakruar? A kishte faj ai që rastisi të fiksonte me celularin e tij një gafë amatoreske të disa policëve të paaftë?

Pra, skandali në këtë histori me video nuk është dhuna e ushtruar ndaj Gjencajt, por fakti se edhe në mendjet e policeve të thjeshtë është fiksuar ideja e shtetit të propagandës se e vërteta duhet fshehur qoftë edhe me dhunë.

Shpëtoi prej policisë gjatë operacionit antidrogë, i arratisuri kapet disa minuta më vonë

Natyrisht, ashtu sikurse imagjinohej, shoferi që i iku policisë do të kapej më pas, gjë që nuk ishte e vështirë…por kjo histori e shëmtuar nxorri në pah tre gjëra, paaftësinë e policëve që pamë në veprim, gjuhën e tyre në aksion, të ngjashme me atë të përgjimeve nga Dibra që publikoi gjermania “Bild” dhe së fundi alergjinë e organeve shtetërore nga transparenca. Të gjitha këto sëbashku janë në vetvete mëkate shumë më të mëdha sesa dhuna e papërligjur ndaj kolegut tonë.

©Lapsi.al 

 

14 Comments

  1. Shyqyr o lapsi qe filluat të jeni pak më analitik, kritik dhe të pavarur si media se propaganda e qeverise falë jush (medias në përgjithësi) është përcjellë qoftë me zë e figurë, qoftë duke heshtur.

  2. Keto policet e Gestapos se Rilindjes, sikur i kane trajnuar ne Kore te Veriut qe e shtrijne qytetarin e thjeshte barkas per nje foto a video dhe atij bobit me Benz i rrujn Paulinin:).

  3. He mo dhe ju se nja dy tre raste jane nuk jane shume😂😜,por ama treguan profesionalizem ju iku “i forti” por gazetarin dhe qytetaren e bene me zemer ,i thone Policia qe duam kjo o zoterinje nuk eshte shaka prandaj kujdes🤐.
    Hape xhamin i thote ,shoferi ngre🖕dhe kemb te lehta faqe bardh,ato qe kane pas bythe nuk i perdoren dote as si cekic per te thyer xhamin e shoferit ,prandaj🤫 se pengoni aksionin quheni bashkpuntor😂😂.

  4. Smerrni vesh ju fare. Keshtu behet edhe ne bote. Kerkon ariun e sdi ku ta gjesh faaaap kap lepurin i fut nje drru dhe ta tregon ay ku eshte ariu. Edhe ay gazetari dukej fytyre qe dinte dicka. E kishte hak dajakun.

  5. Problemi eshte qe nuk u tregun profesionist te gjith , si mund ti shkosh nje makine me xhama te zinj tek dera ne ate form kur se di ca ka brenda dhe shum mir mund te qellonte nga brenda dhe ishin te vrare te gjith policet por aty organizohet dhe shkohet ibllokohet rruga nga te dyja krahet dhe mbrohesh deri s te dorezohet dhe te dali nga makina , se amerikanet jan budallenj qe e bejn ne ketw forme qe e ndjekin me ore te tera.
    Per veten e tyre te pakten se kan edhe pun te veshtir po ka edhe polic toca qe dun me u hap se kan pistolet. Ato kapnin cdo qytetar me duket mer vlla , mund te kishte qen cdokush me ja rras ate drrogen vetem me i vu autor.

  6. Ne Amerike vajza xhiroje vrasjen e George Floyd deri te fjalet e fundit nuk marr dot fryme.

    Ne Shqipe polici nuk di nga ta nxjerri inatin se nje legen droge u iku nga duart.

  7. Shqip fare,mund te perseritej rasti i durresit ku u vrane 4 polic te GOS it,me halldup nuk ka ku ti gjesh,rrezikuan veten dhe jeten e qytetarve,me kryesorja ishte se nuk dinin ke te kapnin por kap njerez nga rruga dhe je bashkepuntor ,a e kuptoni cfare operacion leshi ishte…..o zot fali se jane cmendur te gjithe

  8. Nje tufe lopesh, qe nuk ja kan idene hic fare se si duhet te veprohet ne kete rast.Duhet qe te ja dergoni keto skena videosh atij gomorit te Surrelit qe ta dije se cfare shteti primitiv kemi.Hallall atij qunit qe ju iku.Ngelen si kara te dhier

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu