• |
ide | kryesore

Motra e Cristiano Ronaldo shtrohet me urgjencë në spital

-Instant, Paparazzi, Slider



Familja e Cristiano Ronaldo-s po kalon momente mjaft të vështira. Motra e tij, Katia Aveiro, e cila prej 10 ditësh është e infektuar me Covid-19 është shtruar së fundmi me urgjencë në spital. Ajo ka qëndruar gjatë kësaj kohe e izoluar në shtëpi, por për shkak se gjendja u përkeqësua u detyrua të shtrohej në spital.

Për shkak të kësaj Ronaldo mund të shkëputet edhe nga stërvitja me Juventuesin për të udhëtuar drejt Portugalisë e për të qëndruar pranë motrës së tij. Kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar se si është gjendja shëndetësore.

‘’Unë u infektova, dreqin, që nga 17 korriku jam pozitive dhe kam qenë në izolim në shtëpi shumë mirë, me pak simptoma, por duke respektuar protokollin. Fatkeqësisht që nga e premtja e kaluar, në datë 23, u bëra më keq dhe kam pneumoni për shkak të virusit të mallkuar. Shkurtimisht, kam ardhur në spital. Gjithçka po shkon mirë, po shërohem, falënderoj Zotin dhe falë shërbimit të Sesaram (Hospital do Funchal) me një ekip të mrekullueshëm mjekësor dhe me një histori të pabesueshme për të treguar. Unë jam akoma me të njëjtat mendime dhe besime, nuk është një virus i mallkuar i mbjellë në lakminë e kësaj bote që do të më rrëzojë’’, shkruan Katia Aveiro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *