• |
ide | kryesore

Zona me rrezik të lartë infektimi, BE paralajmëron kundër udhëtimeve në ishujt grekë

-Instant, Lajme, Planet



Ishujt grekë në jug të Egjeut u shënjuan me të të kuqërremtë në hartën e qendrës europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve për shkak të infektimeve në rritje me koronavirus. Kjo nënkupton se të gjitha udhëtimet, përveç atyre të domosdoshme, janë të parekomandueshme.

Grupi i 13 ishujve të konsideruar si vatër infektimesh përfshin destinacionet popullore për turistët e huaj si Mikonos, Santorini dhe Rodosi, të cilët së bashku presin miliona vizitorë çdo verë. Më herët, autoritetet europiane kishin klasifikuar Kretën si zonë me rrezik të lartë. Ministria e Mbrojtjes Civile tha gjatë së enjtes, se Mikonos dhe Ios ishin një hap larg rikthimit të kufizimeve. Autoritetet në vend theksuan se situata është shqetësuese edhe në Ishujt Zakinthos, Lefkada, Santorini, Paros dhe Rodos, të cilat konsiderohen si zona të kuqe.

Po vlerësohet mundësia e vendosjes së kufizimeve lokale edhe në këto ishuj, sipas modelit të Mikonos, ku u ndalua muzika dhe u implementua shtetrrethimi gjatë natës. Disa ekspertë sugjerojnë mini-lockdown-e në zonat ku ka shpërthime të mëdha të infektimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *