• |
ide | kryesore

Faktet me foto/ Si gënjen Veliaj për investimet në Tiranë

-Instant, Arkiva, Kryesore



Sa herë gërvisht pak Erion Veliajt i del një mashtrim. Kështu ka ndodhur edhe me fushat aq shumë të propoganduara të tenisti tek Kodrat e Liqenit.

Fillimisht kryebashkiaku dhe kyeministtri u mburrën me to gjatë fushatës elektorale në fund të marsit. Ata shkuan aty dhe të gjitha mediat nxorën pamjet fantastike të një vperpe të re të rilindjes që i ishte marrë privatit dh i ishte kthyer publikut. Rama i botoi këto foto më pas duke shkruar në llogarinë e tij: “Liqeni i Tiranës – Tek këndi i ri i tenisit, një tjetër oaz sportiv që u shtohet fëmijëve e të rinjve, në një park ku ndjehesh tamam si në çcdo qytet të bukur të Europës”, shkruajti Rama.

Duke ndjekur nga pas kryeministrin Veliaj shtoi se Liqeni është “çibani” i fundit i çliruar me marrjen e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, i transformuar totalisht në funksion të qytetarëve që çdo ditë e më shumë po e frekuentojnë sot parkun e gjelbër të Tiranës. “Ngaqë ka qenë e zënë me ferra, shumica e njerëzve as nuk e dinin që ishte gjithë kjo hapësirë. Ky na kishte ngelur tamam si ai çibani i fundit për tu çliruar, e kur mbaj mend që erdhëm këtu ditën e parë, e gjetëm dosa, dhi, keca e cdo gjë në Liqen, e paimagjinueshme,” u shpreh Veliaj.

Por gara elektorale mbaroi dhe fushat që ishin përdorur për arsye propagandistike ende nuk ishin funksionale. Erion Veliaj e mori edhe njëherë rrugën drejt tyre për të bërë këtë rradhë një inagurim prej vërteti. Ai organizoi ceremoninë, i shpërndau pamjet në të gjitha TV-të dhe e lidhi këtë sukses të punës së tij me faktin se vitin e ardhshëm Tirana do të jetë  Kryeqyteti europian i rinisë.

Por fushat që u inaguruan një herë nga Rama në 28 mars dhe një herë më pas nga Veliaj në 22 qershor ende nuk janë gati.

Përtej filmimeve dhe fotove të propagandës lapsi.al ka shkuar ti shikojë ato dhe ka vërejtur se ende dhe sot aty nuk është zhvilluar loja e parë e tenisit. Në fotot tona duket qartë se fushat janë të pa punuara dhe të pa vizuara, pra jo të gatshme për ndeshje. I gjithë mjedisi është ende i rrethuar me shirita ndërsa recepsioni i pritjes së qytetarëve shërben ende si parking për bicikletat e kopshtarëve të bashkisë.

Fotot sipër nga Lapsi.al jashte propagandes si jane sot fushat te pa punuara, te pa vizuar, pra jo te gatshme per loje dhe recepsioni jo funksional 

Me sa duket pasi kaloi lumin e reklamës televizive kryebashkiakut aq i bën për dëshirën e qytetarëve që duan të bëjë dicka reale, pra të luajnë vërtet tenis.

Po e njëjta histori ka ndodhur sërish tek parku i liqenit, por aty mashtrimi thuajse është harruar. Në ditën e Shën Valentinit të 2019, pra dy vite e gjysëm më parë, kryebashkiaku inaguroi atë që e quajti si moli i dahsurisë, nga do të niseshin varkat për qytetarët që mund ti merrnin me qera.

Këtë vit “Shën Valentini” erdhi ndryshe në

Kronikat u dhanë të gjitha, fotot u botuan ne media, por ende dhe sot varka nuk ka dhe askush nuk mund të lëvizë mbi liqen. Shikoini këto foto të 14 shkurtit 2019 dhe krahasoini nese dikujt i ngjan me atë që sheh sot.

Prandaj pe e prekur vetë, për Veliajn vështirë të besosh ato që dëgjon në media.

©Lapsi.al 

 

 

 



11 Comments

  1. Mashtrime te peshtira.
    Po te kaloni ketu te rruga Margarita Tutulani , te tirana e re, do shikoni nje pallat ne ndertim qe ka shkuar 14 kate, dhe ky pallat eshte ne mes te pallateve 5 kateshe. Dhe qe te hysh e te dalesh te ky pallat eshte nje rrugice vetem 4 metra e gjere.
    Kompania Orion shpk qe po nderton , ka lejen e Erjon Veliajt.

    1. pse ankohesh kot

      aty po te ai pallat u vota PS me 65 % te votave

      ti mbase jo, po banoret aty rrotull te mos hane mut kot kur votojne lali erin dhe edi ramen

      popull kurv, edhe ju qihet nena cdo dite nga ripjellja edhe e votojne

  2. Ore papes po kaq te trash jemi ne e thuaj troc flondet pa dal nga banka mbaruan ne shqiptaret kur u hap demokracia te ne mesuam shum shpejt kenget e vjetra te europes mier femijet tan.

  3. Jan te dy si pellumba nga pamja e jashtme por nuk ka ko per pushim jan fjale te bukura por vec se denojn me burg politik nje pianec qe as se ka haberin e politikes jan mesuar me duortrokitjet nga 45 deri sot 2021 shkofshin ne ferr ky regjim.

  4. E keqja më e madhe është piramida e nënshtrimit që ai ka krijuar në PD. Pas 26 vjetësh lider absolut, Berisha është investuar të pjellë, ushqejë dhe rrisë langonjtë e tij që lehin dhe kafshojnë me t’i urdhëruar “kape“! Me poste, me karriera, me privilegje. Ironia është se pikërisht në këtë oborr puthadorësh të Berishës, amerikanët janë vënë në kërkim të disidentëve që mund të dalin kundër Berishës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *