• |
ide | kryesore

Aksident në Lushnje/ Makina merr flakë në ecje, plagosen 6 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Një makinë tip “Lancia” ka marrë flakë në ecje e për pasojë ka devijuar nga rruga.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnjë, në fshatin Gramsh ka dalë nga rruga automjeti tip “Lance” me drejtues shtetasin A. H., ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe djali i tij 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *