• |
ide | kryesore

Cili vend triumfoi në Lojërat Olimpike

-Instant, Paparazzi, Slider



Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, të cilat u zhvilluan pas një viti mungesë për shkak të pandemisë, është mbajtur sot. Edhe pse publiku ka munguar, për shkak të Covid-19, sërish interesi ka qenë i lartë.

SHBA-të kanë fituar një medalje ari më shumë në ditën e fundit të garave dhe janë shpallur kështu fituese, duke grumbulluar 39 medalje ari dhe 113 medalje në total. Në vend të dytë u rendit Kina me 38 medalje ari dhe 88 në total, ndërsa në vend të tretë dhe të katërt u renditën përkatësisht Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ashtu si në 9 olimpiadat e mëparshme, Shqipëria nuk ka arritur të marrë asnjë medalje, duke u renditur pas numrit 86, Sirisë që mori një medalje bronzi.

Lojërat Olimpike 2024 do të mbahen pas 3 vitesh në Paris.



2 Comments

  1. Gjithsesi kemi arsye t’i gezohemi kalimit ne finale te Luiza Geges ne nje gare strapacuese si ajo e 3000 m me pengesa. Ne aspektet e tjera sporti olimpik ka bere regres. Pavaresisht se kete vit shikueshmeria ne bote ishte me e ulet, olimpiada te ciles ne nuk ja varim fare, eshte me e rendesishme se futbolli per prezantimin e nje vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *