• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tymi mbush tunelin e Kalimashit, apelohet per kujdes gjatë udhëtimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga zjarret mbi tunelin e Kalimashit. Ai u ka bërë thirrje udhëtarëve që të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë.

“Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe.

Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel. U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë”, – shprehet Peleshi.

Zona pranë tunelit të Kalimashit është mbuluar nga tymi, ndërsa është krijuar një fluks i madh mjetesh. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *