• |
ide | kryesore

Pas 13 vitesh, babai i Britney Spears heq dorë nga kujdestaria

-Instant, Paparazzi, Slider



Babai i Britney Spears,Jamie ka rënë dakord së fundmi të heqë dorë nga kujdestaria pas 13 vitesh.

Avokatja e tij ka deklaruar për mediat se edhe pse Jamie e ka marrë këtë vendim, akoma nuk mendon se është i duhuri. “Në fakt, nuk ka arsye për pezullimin ose heqjen e zotit Spears si kujdestar i pasurisë dhe është shumë e diskutueshme nëse një ndryshim në kujdestarinë do të ishte në interesin më të mirë të zonjës Spears” është shprehur avokatja , Vivian Thoreen. Ndërkohë,avokati i Britney, Matthew Rosengart ka treguar se këngëtarja ndihet e lumtur për këtë vendim, por e zhgënjyer nga sulmet dhe gënjeshtrat e të atit. Jamie ka qenë kujdestari i Spears që prej vitit 2008 dhe ka patur kontroll mbi pasurinë dhe në jetën e saj personale.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *