• |
ide | kryesore

Mijëra raste të reja dhe një i vdekur nga Covid në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Vijon të mbetet i lartë numri i të infektuarve në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë konfirmuar 1.370 raste të reja me koronavirus.

Fatkeqësisht një qytetar ka hunbur jetën si pasojë e virusit. Ndërkohë,  sipas të dhënave sot janë shëruar 47 persona.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

Në total numri i rasteve aktive është 6.815″, njofton policia.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *