• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni homazhin spektakolar të Bayern Mynih në Allianz Arena: “Danke Gerd”

-Instant, F1, Sport, Video



“Danke Gerd”, “Faleminderit Gerd”: ky është dedikimi i shkruar në fasadën e dritave të Allianz Arena për të kujtuar Gerd Muller, sulmuesin e jashtëzakonshëm të Bayern Mynih e të kombëtares gjermane, që humbi jetën në moshën 75 vjecare. I mbiquajtur ‘der bomber’ për shkak të familjaritetit të tij me golin, me Bayern Muller ka realizuar 566 gola në 607 ndeshje zyrtare.

Gerd Myler ka qenë padyshim një nga futbollistët më të mëdhenj të Gjermanisë, duke shkruar historinë përmes golave dhe rekordeve. Me Bayern, ai ka fituar Kupën e Kampioneve për tre vite radhazi (1974, 1975 dhe 1976), ndërkohë që me Gjermaninë ka shënuar 68 gola në 62 paraqitje. Myler realizoi një dygolësh në finalen e Kampionatit Europian 1972 dhe golin vendimtar në finalen e Botërorit 1974, që u fitua nga Gjermania.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *