• |
ide | kryesore

Video/ Me alipinistë e helikopterë: pastrim spektakolar i dëborës në Allianz Arena

Sport, Video
Allianz Arena



Bayern Munich nuk mundi ta luante ndeshjen në shtëpi kundër Union Berlin, e planifikuar fillimisht të shtunën (15.30) në Bundesligë. Takimi u anulua për shkak të kaosit që krijuan reshjet e dendura të borës në Mynih. Krahas transportit publik lokal kryesisht jashtë funksionit dhe pasigurisë nëse punonjësit e sigurisë do të kishin mundur të shkonin në punë, rreziku i orteqeve nga çatitë e stadiumit Allianz Arena ishte një nga arsyet e shtyrjes së ndeshjes!

PASTRIM SPEKTAKOLAR I BORËS NË BAVARI

Alpinistë profesionistë u vendosën të shtunën për të hequr masat e mëdha të borës nga jastëkët e ajrit të stadiumit! Punëtorët zbritën nga çatia dhe rrëzuan malet me dëborë njëri pas tjetrit. Në këtë mënyrë ortekët kanë zbritur në mënyrë të kontrolluar.

Lexo më tej: FOTO/ Dëbora ndalon Bayern-Union Berlin: shikoni gjendjen e stadiumit madhështor

Të dielën, aksioni vazhdoi edhe më modern: një helikopter qarkulloi mbi stadiumin e Bayern Allianz Arena. Era e fortë dhe presioni i ajrit i krijuar nga tehet e elikës arriti të rrëzojë borën e mbetur nga çatia e stadiumit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *