• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo te Real Madrid, e do Ancelotti: Chiringuito lëshon ‘bombën’, mbi CR7 edhe City e PSG

-Instant, F1, Sport



Cristiano Ronaldo është në ikje e sipër. Destinacioni nuk është akoma i sigurtë por shumë të dhëna, tashmë, e japin larg Torinos e Juventus. Zërat e fundit vijnë nga Spanja me Carlo Ancelottin që e kërkon me insistim që portugezi të kthehet te Real Madrid. Lajmi u bë publik nga transmetimi El Chiringuito dhe përmbys disi të gjitha planet. Edhe pse portugezi dukej se i ishte afruar shumë PSG-së me Mbappe që ishte i destinuar të largohej për në kryeqytetin spanjoll dhe gati për të veshur fanellën e lavdishme blancos.

Ai që zbuloi thashethemet e fundit të merkatos ishte Edu Aguirre, një mik i vjetër i Cristianos i cili tha: “Flasim për të ardhmen e afërt, jo për qershorin e vitit 2022. Ekziston mundësia që gjithçka të ndodhë para 1 shtatorit. Ka telefonata të vazhdueshme dhe mendoj se është një marrëveshje e mundshme. Carlo Ancelotti dëshiron të marrë Cristiano Ronaldon përsëri në Madrid, është e gjitha e vërtetë. Ai këmbëngul në një kthim të bujshëm të Ronaldos te Real. Marrëdhënia mes të dyve është shumë e mirë “.

Me pak fjalë, një rikthim te Reali nuk duket larg, të paktën sipas të rejave të fundit që vijnë nga Spanja. Pastaj ka edhe negociata të tjera që e shohin Ronaldon si protagonist sepse në Francë tashmë po flasin për bashkimin, për herë të parë, të dyshes së shekullit Messi-CR7. Fantazi futbolli? Ndoshta, por në këtë rast Mbappé do të ishte i zgjedhuri i Florentino Perez. Më e vështirë, shumë më larg realitetit, mbërritja e CR7 te City i Guardiolas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *