• |
ide | kryesore

19-vjeçari që u rrëzua nga avioni është një futbollist i kombëtares afgane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet afgane konfirmuan se personi që u rërzua nga një avion amerikan ditën që talebanët pushtuan Kabulin është një 19-vjeçar.

Zaki Anwari, kishte luajtur edhe me kombëtaren e të rinjve të Afganistanit. Në një postim në Facebook, drejtori i Përgjithshëm i Edikumit dhe Sportit shpërndau një mesazh për vdekjen tragjike të të riut.

Imazhet e së hënës ku qindra persona kacavirreshin në një avion amerikan bënë xhiron e botës. Nga xhirimet amatore u pa se 2 persona u rrëzuan kur avioni u ngrit në ajër. Mediat lokale raportuan se ata humbën jetën në vend.

Edhe ushtria amerikane konfirmoi se mbetje njerëzore u gjetën në një nga rrotat e avionit kur ai u ul në Katar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *