• |
ide | kryesore

Malajzia fshihet nga lista e MOTO GP këtë sezon: gara anullohet për shkak të Covid

-Instant, Sport



Çmimi i Madh i MotoGP në Malajzi, që duhet të ishte zhvilluar në cirkuitin e Sepang nga 22 në 24 Tetor, është anuluar. Gara do të zëvendësohet me një cirkuit të ri (emri ende nuk është vendosur), që do të mbahet në të njëjtat data e do të zhvillohet në cirkuitin botëror të Misanos, Marco Simoncelli.

Cirkuti romanjol, ku në 19 shtator do të zhvillohet edhe Çmimi i Madh Octo i San Marinos dhe i Rivierës së Riminit, do të presë kështu dy GP në këtë sezon. Anulimi i Cmimit të Madh të Malajzisë lidhet me kufizimet anti-Covid për hyrjen në këtë vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *