• |
ide | kryesore

Pjanic as tek Inter e as tek Juventus: në negociata me Barcelonën është Fiorentina

-Instant, Sport



Rocco Commisso nuk heq dorë, e tenton të rrisë kuotat e ekipit të tij. Pasi bëri mur përreth Dusan Vlahoviç, presidenti i Fiorentinës po ushqen fort ëndrrën për të nënshkruar me Miralem Pjanic. Marrëveshja sigurisht që nuk është e lehtë, por ka vend për manovrim për të bindur mesfushorin dhe Barcelonën. Boshnjaku 31 vjecar është padyshim jashtë planeve të spanjollëve dhe po kërkon një ekip të ri në Itali, pasi ka provuar me parë të luajë me Juventus dhe Romën, dy ish-klubet e tij.

Pengesa kryesore është ajo e pagës faraonike prej 8 milionë eurosh, e cila, megjithatë, mund të paguhet pjesërisht nga klubi blaugrana. Pradè, në fakt, po punon për të gjetur një marrëveshje mbi bazën e 50%. Pjanic mund të pranojë destinacionin Firence, për të qenë një titullar fiks dhe të gjejë hapësirë në fushë.

Ajo që është e sigurt është se boshnjaku do të largohet nga Barcelona pas vetëm një viti, siç konfirmoi edhe vetë Koeman: “Ka lojtarë si Pjanic dhe Umtiti të cilët vështirë se do të jenë në gjendje të gjejnë hapësirë, por vendimin përfundimtar e marrin gjithmonë lojtarët. Por po, ata të dy kanë një situatë të komplikuar”, ka thënë hollandezi. Kjo ka nxitur Juventus e Inter të provojnë të marrin lojtarin, por duket se tani më konkretisht në avancë është Fiorentina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *