• |
ide | kryesore

U qëllua me plumb në kokë, dalin pamjet e makinës ku u gjet i pajetë 25-vjeçari në Vlorë (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja lidhur me vrasjen e një personi rreth 25-vjeç në Babicë të Vlorës janë zbardhur. I riu, që u qëllua me një plumb në kokë, është gjetur i vdekur në makinën me të cilën udhëtonte, tip “Fiat Punto” me targa “TR 3784 R”. Sipas të dhënave paraprake kanë qenë kalimtarët të cilët e kanë parë të gjakosur në makinë të riun dhe më pas kanë njoftuar policinë rreth orës 07:35. Viktima që është ende i paidentifikuar nuk kishte me vete asnjë kartë identifikimi, ndërsa makina rezulton në pronësi të një vajze nga Tirana.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *