• |
ide | kryesore

FOTO/ “Nuk të plas fare për lojtarët”: Medvedev përplaset me telekameran dhe e kap me shkelma

-Instant, Sport



E pabesueshme ajo që ndodhi në Cincinnati, në gjysmëfinalen e parë të gjithën ruse të Masters 1000, mes Medvedev dhe Rublev. Duke u munduar të rikuperojë pozicionin, numri 2 në botë përfundoi të përplasej me një kamera anësore, duke u dëmtuar në njërën dorë. Tifozët dhe punonjësit janë frikësuar për tenistin, që më pas e kapi me shkelma telekamerën, duke u tërbuar me arbitrin: “Nuk të plas fare për lojtarët. Të thashë para ndeshjes së parë se kjo telekamera nuk duhej të ishte aty. Jemi në gjysmëfinale dhe më dhemb dora”. Në fund ndeshja u fitua nga Rublev me rikuperim 2-6, 6-3, 6-3: tani ai do të përballet me Zverev në finale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *