• |
ide | kryesore

Medvedev publikon hartën e “Rusisë së madhe” dhe kufijve të rinj të Europës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rusisë



“Ukraina i përket Rusisë dhe është Rusi. Për sa kohë që Volodymyr Zelensky është në pushtet, negociatat e paqes midis Moskës dhe Kievit nuk do të jenë të mundshme. Kërcënimi bërthamor dhe kriza midis Moskës dhe Uashingtonit, janë më serioze se në vitin 1962”. Janë këto deklaratat, njëra më me peshë se tjetra të bëra nga Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, si dhe një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit.

Medvedev tregoi gjithashtu një hartë gjeografike me kufijtë e rinj (të rivizatuar prej tij). Ukraina, siç mund ta shihni, praktikisht nuk do të ekzistonte më. Një pjesë e madhe e territorit do të bëhej rus, një pjesë minoritare do të ishte polake, një tjetër rumune. Mesazhi i fundit i Kremlinit nuk lë vend për interpretim. Ukraina, në mendjen e Putinit, ose të paktën në mendjen e Medvedevit nuk do të ekzistojë më. Medvedev, i mësuar me deklarata veçanërisht të forta, mbajti një fjalim shumë luftarak në jug të vendit, duke folur në një skenë përballë një harte të rivizatuar të Evropës.

Territoret ukrainase, jo vetëm rajonet tashmë të pushtuara si Krimea dhe Donbass ishin të shënuara si pjesë e “Rusisë së Madhe”, pjesë e së cilës do të ishte edhe Transnistria, enklava e shkëputur e Moldavisë. “Një nga ish-udhëheqësit ukrainas tha në një moment se Ukraina nuk është Rusi, por ky koncept duhet të zhduket përgjithmonë. Ukraina është padyshim Rusi” – tha Medvedev duke marrë duartrokitje nga audienca.

Situata aktuale midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është më e keqe se në vitin 1962 gjatë krizës së raketave Kubane, kur dy superfuqitë u acaruan rrezikshëm duke shkuar pranë një konfrontimi bërthamor. Në atë kohë Bashkimi Sovjetik po instalonte armë atomike në Kubë të afta për të shkaktuar masakra në Shtetet e Bashkuara duke shënuar pikën më të ulët dhe më të rrezikshme të Luftës së Ftohtë. Medvedev, i cituar nga Ria Novosti, evokoi edhe një herë rrezikun e luftës bërthamore.

“Kërcënimi kryesor tani është kërcënimi i një konflikti bërthamor, pavarësisht sa i parëndësishëm mund të duket. Dhe ky kërcënim është 100 herë më i keq se në vitin 1962 gjatë krizës së raketave kubane” – tha Medvedev, duke kujtuar se në atë kohë Rusia nuk ishte në luftë me Shtetet e Bashkuara dhe se të dyja palët thjesht po përpiqeshin të vlerësonin aftësitë e tyre. Tashmë “ata po luftojnë kundër nesh. Shikoni çfarë po ndodh” – thotë Medvedev.

Në fund, numri dy i Këshillit të Sigurimit të Rusisë deklaroi se negociatat midis Moskës dhe autoriteteve aktuale ukrainase nuk janë të mundshme, por vetëm me “disa njerëz të rinj” nëse këta “e njohin realitetin që është zhvilluar në terren”. Forcat ruse aktualisht kontrollojnë në mënyrë efektive pak më pak se një të pestën e territorit ukrainas. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Me kte evrrop qe ka prioritet dhe jep me shum fonde per lgbtqirat, Rusia shum shpejt madje edhe me shpejt se parshikimi, do beje realitet planet e saj djallzore.

    1. Armiku i popullit
      Bota duhet te jete e kujdeseshme ndaj deklaratave te rrusis
      Situat e nderlikuar
      Humbja e ballancimit te peshave te con
      Atje ku spritet

  2. Historia nje shume udheheqes qe kane vizatuar harta sipas deshires se egos se tyre, Mongolet pretenduan se e zhduken Rusine, Roma kishte gjithe Mesdheun te saj, Otomanet po njelloj si Romaket, Hitleri shkoi gjer ne Moske, Duçja kerkonte ish lavdine Romake, Stalini e rriti egon Ruse gjer ne ballkan. Por kete jane historira te vjetra popujt kishin tjeter mendesi. Sot Rusia eshte nje fuqi relativisht e dobet e pa afte te mundesoje qe te realizoje egon e saj psikopatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *