• |
ide | kryesore

18 vjet më parë/ Letra e Fatos Nanos, si e shkruar sot nga Edi Rama

-Instant, Arkiva, Kryesore



Euforia e Edi Ramës, si në dashurinë ndaj popullit afgan ashtu edhe në kritikën ndaj europianëve hipokritë dhe pa kujtesë, nuk është një fenomen i ri. Ai haset shpesh tek politikanët provincialë, zakonisht pa bindje dhe ideologji të caktuar, të cilët nxitojnë të garojnë në ofrimin e shërbimeve sa herë që “i madhi” hedh vështrimin nga ata.

Këtë lloj entuziasmi të vasalit, që i jepet shansi t’i bjerë në sy “perandorit” duke i ofruar atij shumë më tepër nga çfarë i kërkohet, e kemi ndeshur pothuajse tek të gjithë poltikanët që kanë drejtuar Shqipërinë. Ata kanë qenë të gatshëm për t’u bërë më kinezë se kinezët, më muxhahedinë se muxhahedinët, më afganë se afganët, më amerikanë se amerikanët, e kështu me radhë.

Fenomeni nuk ka të bëjë, siç vërejnë disa, me deliret në përgjithësi të udhëheqësve tanë për ndikuar në fatet e botës apo me delirin në veçanti të Edi Ramës, për t’u njohur si një lider global. Në thelb, kemi të bëjmë me një kompleks inferioriteti, që liderët tanë mundohen ta kapërcejnë duke i treguar provincës së tyre se ata janë të vlefshëm dhe të rëndësishëm për superfuqinë e botës. Nxitimi dhe euforia për të përfituar në pak situata të tilla, shpesh na ka bërë qesharakë duke u mos u mjaftuar me rolin tonë, por duke i dhënë mend edhe gjithë globit, si ato vargjet e dikurshme: Dy luanë ka sot bota, një Azia një Evropa/ Enver Hoxha e Mao Ce Duni, janë si buka e një brumi.

Por duke u kthyer në temën e ditës, atë të pritjes së refugjatëve afganë në Shqipëri, deklaratat e Edi Ramës, që nuk u mjaftua me rolin që duhet të ketë Shqipëria por i tërhoqi veshin edhe Europës që i ka harruar luftërat, të sjellin në kujtesë thuajse identike fjalët e Fatos Nanos, 18 vjet më parë, në një letër të botuar në Boston Globe, ku i tregonte Francës e Gjermanisë se si duhet të silleshin ndaj luftës në Irak.

Falenderimet nga SHBA/ Rama bëhet më afgan se afganët në mediat e huaja

Në kontekstin e fenomenit të mësipërm, qasja është thuajse identike. E lexuar sot tingëllon edhe më qesharake se në vitin 2003. E vetmja gjë që ka ndryshuar është se ata që talleshin atëherë me servilizmin provincial të Nanos, sot krenohen me atë të Edi Ramës.

Më poshtë letra e plotë e Fatos Nanos, botuar në gazetën amerikane “The Boston Globe” më 9 shkurt 2003. ©lapsi.al

 

Sot ndoshta është koha që udhëheqësit europianë të vizitojnë Plazhin e Normandisë për të parë me sytë e tyre atë çfarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane bërë në emër të lirisë.

Atje, lart mbi det, në Plazhin Omaha, ndodhet një varrezë, në të cilën prehen eshtrat e afro 10,000 ushtarëve amerikanë. Atje ata prehen, djem të rinj, të cilët dhanë jetën e tyre për të shpëtuar Europën nga shtypja naziste dhe për të çliruar kontinentit tonë.

Është në saje të kurajës dhe bujarisë amerikane që sot vende si Franca dhe Gjermania, ashtu si edhe shtete të tjerë europianë, janë vende të lira dhe demokraci vibrante. Sepse po të mos kishin qenë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe aleatët e tyre në Luftën e Dytë Botërore, Europa do të kish mbetur nën çizmen diktatoriale të Hitlerit dhe të nazistëve për breza të tërë.
Dhe Lufta e Dytë Botërore nuk ishte e para herë që Shtetet e Bashkuara treguan vullnetin e tyre për të derdhur gjak në Europë për lirinë e të tjerëve. Përpara saj ishte Lufta e Parë Botërore. Dhe për pesëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore Europa ishte në gjendje të rimëkëmbej dhe begatohej nën mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara kur u konfrontua me kërcënimin e komunizmit dhe doli fitimtar mbi të.

Njerëzit mund të harrojnë. Disa vende në Europë gjithashtu mund të harrojnë. Por ka vende të tjerë në Europë, të cilët janë vende më të vjetër, kanë kujtesë historike më të gjatë dhe tek të cilët kujtesa e tyre më e afërt është ajo e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, i cili i dha fund tiranisë së Sllobodan Millosheviçit. Ne, shqiptarët, nuk harrojmë.

Kjo është arsyeja pse ne i mbështesim Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përpjekjet e tyre për të çliruar Irakun nga Sadam Huseini dhe armët e tij të shkatërrimit në masë. Ashtu sikurse amerikanët kontribuan në çlirimin e Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjerë të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore, po kështu Shtetet e Bashkuara dhe koalicioni i vullnetit që I mbështet ato duhet të çlirojnë sot popullin irakian.

Ne të gjithë duhet të vizitojmë Normandinë. Ne duhet t’u bëjmë homazh atyre amerikanëve të guximshëm që stuhishëm zbarkuan në Plazhin Omaha dhe dhanë jetën e tyre për lirinë e të tjerëve. Gjëja më e admirueshme është se amerikanët janë gati përsëri të bëjnë të njëjtën gjë. Dhe këtë herë, përsëri, ata nuk janë vetëm.

Fatos Nano
Prime Minister of Albania



15 Comments

  1. YMER GELBAZA ,FRROK CUPI,BLEDI MANE PO MASTUBOJN AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT TR CEPI I KOSHAVA TE PLEHRAVE-POLICIA JU LUTEM LIDHENI ZAGARET E FRUSTRUAR SEXUAL thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES KUR EDI RAMES BABAI I TIJ KRISTAQI JA PALLOJ GRUAN EDIT DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN,KURSE SOT ME URDHER TE EDI RAMES E SULMON ALBIN KURTIN

  2. Pse, kishit menduar se ishte rastesi qe pikerisht Nano e mori kete endacak te Parisit per ta vene minister kulture me 1998?????

  3. Se ça eshte germuar nje tunel nga jugu sot dhe po behet nami ne cdo media.
    Edhe rruga shkozet- plepa do rregullohet ndricimi dhe do bllokohet nje korsi, tani qe akoma eshte full turist.
    A do kemi ndonjehere nje te pare shteti qe ti kapi me shkelma keta ministra batakci e budallenj ?

  4. Jeniçerët e Vetëvendosjes përgëzojnë sulmin me gaz mbi gratë dhe fëmijët në Korçë: S’do kishte kuptim hareja e gazi, veç atij lotsjellës,vazhdoni tani mbas shkul llakut te hani mut e kar nga talebanet e shqiperise salih e albinmullai mos u ngopni se ka per të gjithe o shpellkare e jenicere të byrektores se pd

    1. Po ata qe hodhen gazin ne mes te Tiranes dhe jo vetem nje here, cfare ishin? Azape? Sepse jeniceret ishin trupe e zgjedhur e ushtrise turke, azapet ishin kembesoria dhe shtresa me e fundit e ushtareve turq.

  5. GREG KRISTAQ RAMA TALL KARIN ME ZAGARET E TREDHUR NGA KOQET NGA VELLAIT I TIJ EDI RAMA thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH SKENDER KURVA MINXHOZIT,FRROK CUPIT KOL SALLAKU SKYPE DHE FRED PEZES

  6. Do këndojë Bregoviçi në Korçë? Ka sharë shqiptarët, ka qenë mik me Arkanin, braktisni koncertin, bojkotoni birrat dhe qoftet (një pjese të atyre që shajnë, ju janë skuqur duart nga duartrokitjet në koncertin e parë të të njëjtit këngëtar nja 15 vjet më parë në Tiranë)! U takua Rama me Vuçiçin e Zaevin? Është tradhëtar, do na falimentojë ekonomikisht me Ballkanin e tij të hapur (ndërkohë që dyqanet e Prishtinës po thyhen nga mallrat serbe)! U rikthyen talebanët në Afganistan? E kanë fajin amerikanët që s’dinë të qeverisin botën, “njëlloj si në Shqipëri”

  7. Pjesa ku shkruhet se lideri shqiptar u be me kinez se kinezet per shkak te inferioritetit me 10u gazit.
    Sesi e tejkalon shqipua inferioritetin duke u marre me kinezet, ky autori i ketueshem te na e shpjegoj pak. (me gjithe respektin per ate popull punetor e pafjale)

  8. DY “Luanë” ka sot Bota,
    1 Azia dhe 1 Europa.

    Kim Jong Un në Kore,
    Timonieri këtu tek Ne.

  9. Nje fleterrufe pa piken e llogjikes e shkruar tamam per idiotet e semure te Lapsit. Lexojeni dhe njehere kete fjali dhe me thoni nese kuptoni ndonje gje. Te lutem mos pini raki para sesa ta lexoni. “ Ata kanë qenë të gatshëm për t’u bërë më kinezë se kinezët, më muxhahedinë se muxhahedinët, më afganë se afganët, më amerikanë se amerikanët, e kështu me radhë.” A mund te me thote njeri se si mund te behemi me kineze se kinezet, apo me amerikane se amerikanet? Edhe nje nxenes ne shkolle 9 cjecare do te shkruante me me llogjike dhe me qarte. Ku eshte niveli gazetar i Lapsit.

  10. po Saliu cfare ka thene??????
    Vetem fjalen “LIRIA” e tha per amerikanet 21 here per 5 minuta fjalim.
    Fshirja ose lepirja e bythes eshte nderkombetare.
    Edhe Lapsi ja lepin atij qe i jep para.

  11. Partia Demokratike i referohej shkronjën ‘b’ të pikës 2 të nenit 2 të ligjit të dekriminalizimit, e cila ndalon që të zgjidhen deputet apo të marrin mandatin e deputetit pasi janë zgjedhur për personat që janë dëbuar nga SHBA për cenim të sigurisë publike. Sipas PD-së një person që shpallet non grata nga SHBA, sipas ligjit të dekriminalizimit, ai konsiderohet si dëbuar dhe rrezik për sigurinë e SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *