• |
ide | kryesore

Shqipëria han pa porta/ Askush nuk e di sa afganë do na sjellin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi Shqipëria tha një po pa kushte për të pritur qytetarët e larguar nga Afganistani, askush nuk e di të saktë se sa do të jetë numri i tyre. Deklaratat e njëpasnjëshme e kanë përshkallëziar mundësinë e rritjes së numrit të refugjatëve.

Dje ministrja e jashtme Olta Xhaçka foli për disa qindra pa precizuar më tej se ku bazohej për këtë shifër.

Ndërsa sot ambasadoria amerikane Yuri Kim foli për për valë të ndryshme prurjesh pa një numër të saktë.”Nuk kemi një numër të saktë të afganëve që do zbarkojnë këtu se ndryshon nga momenti në moment, por afganët do të vijnë këtu herë pas here në varësi të linjave ajrore të SHBA” tha ajo pas një takimi në ministri të jashtme.

Po këtë të martë është prononcuar edhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, i cili e la të hapur rritjen e numrit: “Do të presim sa kemi mundësi” tha ai pa e preciziar se sa ishte ajo.

Deri tani burime mediatike jo zyrtare kanë folur për 3 mijë afganë që do të ndahen mes Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërkohë që numri i atyre që Amerika duhet të evakuojë llogaritet në 80-90 mijë.

E vetmja gjë që dihet me siguri është se sonte mbërrijnë 250 afganët e parë.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. mos e rruni. shitet votat per drogen, korrupsionin, vjedhjen dhe tani ata po na shesin vendin per te ndenjur ne pushtet..KRM-a eshte i autorizuar, ka fituar zgjedhjet. Mbyllim gojen..

    1. Fiks..gjysma ka ik e braktis vendin, pjeses qe ka ngel i eshte bere menyre jetese normale vjedhja korrupsion zhvatja. Sna e ka fajin rama. Jemi pa shtyll kurrizore fatkeqsisht…

  2. Po TopChannel shkrojti dje se do vinin 2000 afgane . E kishte lajm te sigurte nga nje burim i sigurte .
    Kurse sot kimetja thote se nuk eshte percaktuar asnje shifer se sa do vijne ne shquiperi.
    Tani ose Kimetja eshte e pa perditesuar me gjendjen , ose TopChannel ja fut pordhes kot , ( gjithmone sipas nje burimi te sigurte) .

  3. Sa me shume aq me mire.
    Pjesa me e madhe e atyre qe do vijne kane punuar si perkthyes (flasin dhe kuptojne gjuhe te huaja) dhe kontake terreni (grumbullim/ redaktim informacionesh).Pra minimalja , nuk jane analfabet funksional si nje pjese e mire e shqiptareve.

  4. Perse duhet te ndodhin ngjarje te tilla per te kuptuar qe Shqiperia eshte han pa porta?

    Po e ka thene Konica shekuj me pare ore. Shqiperia ky vend i bekuar lindi nga Zoti, jetoje nga rastesia (si dje, sot e mot) dhe do te vdes nga politika.

    Nuk ka nevoje te ndodhin ngjarje, fatkeqesi, apo probleme, ky vend e ka te shkruajtur ne balle e ben MUUUUUU! qe nuk o ne terezi, o si balone pa terezi, balone informale.

    1. Ti besoj flet per ate Konicen qe pasi shau e ngryste diten me pensionin e paguar nga Shqipetaret e varfer qe ofendoi

      1. Oboboooo
        Po si mer burr i jep gojes kshu per Konicen
        Kur lexon noiher ktu bohesh me thon afgan ku jeni se na myten shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *