• |
ide | kryesore

De Laurentiis gati të bërtasë për komplot: Osimhen rrezikon të humbasë sfidën me Juventus

-Instant, Sport



Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis thërret komplot sa herë që gjërat nuk shkojnë sipas dëshirave të tij, për më tepër kur janë në favor të Juventus, edhe pse këtë herë vështirë se mund të fajësojë bardhezinjtë nëse në ndeshjen direkte me ta nuk do të ketë sulmuesin kryesor të skuadrës. Sezoni i Victor Osimhen 2021/22 nuk mund të kishte filluar më keq, i ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 22’ të Napoli-Venezia, për goditjen me dorë ndaj Heymans dhe tani rrezikon të humbasë ndeshjen e madhe me Juventusin në kampionat. Sidoqoftë, mund të ketë një faktor lehtësues për sulmuesin nigerian: gjesti mund të mos konsiderohet i dhunshëm dhe për këtë arsye Gjyqtari Sportiv mund t’i japë atij vetëm një javë ndalesë (ose më së shumti dy të cilat pastaj mund të reduktohen në një me apelimin).

Nëse në raportin e tij gjyqtari do të shkruajë se ishte ‘sjellje e dhunshme’, Osimhen do të detyrohej të qëndronte larg fushave për tre ndeshje dhe, rrjedhimisht, do të humbiste sfidën e shumëpritur me Juventusin, por Gjykatësi Sportiv mund të kërkojë një plotësim raporti dhe ta kategorizojë sjelljen e tij si ‘sjellje tepër josportive’.

Në këtë rast dënimi minimal do të ishte dy ndeshje skualifikim, por nëse Napoli do të apelonte, siç bëri për shembull Juventus vitin e kaluar për Moratan, me shumë mundësi do të pranohej duke reduktuar ndalesën në vetëm një takim.

Duke gjykuar nga precedentët më të fundit, shpresat për të parë nigerianin në skuadrën anti-Juventus do të dukeshin të bazuara. Në fakt, në kampionatin e fundit dy episode shumë të ngjashme ndodhën gjatë Lazio-Inter me Sensin dhe Immobilen si protagonistë: i pari goditi kur ishte i rrëzuar Patric me një shuplakë në fytyrë, e të njëjtën gjë bëri edhe sulmuesi bardhekaltër kundër Vidal, dhe të dy u skualifikuan për një javë të vetme falë dhënies së rrethanave lehtësuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *